Preshevë, 8 mars  -Presidenti shqiptare gjate viztes së djeshme në Bujanoc dhe Preshevë u prit dhe u preshendet sikur me lider e   përfaqesues te Lugines se Presheves ashtu edhe me shume qytetare nga Medvegja, Bujanoca e Presheva.  Për presidentin Nishani i cili u prit në Preshevë, ne  Shtëpine e kulture se ketij qytetit u organizua nje mbrëmje e pasur kulturo-artistike me muzike, kenge e valle shqiptare si dhe recital enkas për mysafiret nga Tirana, delegaconin shqiptar te prire nga presidenti Bujar Nishani.
 
Presidenti Nishani: Samir të lumtë, urime dhe suksese. Ishe yll i mbrëmjes! Lum Presheva qe te ka dhe të kemi. Ju bëni krenar çdo shqiptar!
Me një numër të madh të qytetarëve në oborrin e Shtëpisë së Kulturës dhe brenda në ambientët e saj e bënë presidentin të ndihet si në shtëpinë e tij.  Të pranishëm në kete mbremje festime ne shtëpine e kultutres në Preshevë  ishin edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë qe shoqëronte presidentin shqiptar si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, vendore, mediave dhe shumë organizata joqeveritare.
“Më e rëndësishmja është që sonte ketu bashkë me presidentin Nishani, festuam tok me mësuesit, profesoret, nxënësit dhe gjithë ata që i kontribuan  arsimit shqip në Luginën e  Preshevës” tha kyretari i Preshevës Shqiprim Arifi nikoqir i cili hapi manifesitmin per ndere të presidentit shqiptar  Bujar Nishanit.
Prezenca e presidentit dhe mesazhi shumë i qartë që na dha sot, na jep kurajo dhe na bënë edhe më të fuqishëm drejt realizimit të ëndrrave shekullore të popullit Preshevare që të kemi një Preshevë ndryshe, thane qytetaret e Presheves para Bujan Nishanit ku rendi ishte i gjate per te pershendetur dhe shtrënguar doren presidentit shqiptar.
Per mysafiret e kesaj mbremje  u dha dhe një program i pasur kulturo-artistik me muzikë e valle popullor si dhe recital.  Atmosferën edhe më të këndshme në këtë  pritje historike të presidentit shqiptar Bujar Nishani në Preshevë në shtëpin e kulturës së qytetit e bëri edhe prezentimi i këngëtarit shqiptar nga Presheva Gold AG si dhe recituesit tashmë të njohur nga Presheva Samir Maliqi (nx. viti II, gjimnazi Skenderbeu) me recitalin e tij te shkelqyeshëm te poezise së Pashko Vasës “O Moj Shqypni  e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë..”   para presidentit shqiptar Bujar Nishani. Recitimi i te riut nga Presheva qe la goje hapur publikun u vlerësua larte nga te pranishemit me duartrokitje te gjata frenetike duke u ngritur ne kembe te pranishmit. Jo vetem kaq ne fund Samir Maliqin  mori lavdrata edhe nga  presidenti  shqiptar Nishani per prezentimin fenomenal  duke e uruar me fjalët  “Samir të lumtë, urime dhe suksese. ishe yll i mbrëmjes! Lum Presheva qe te ka dhe të kemi, Ju bëni krenar çdo shqiptar!” Ndryshe ne Luginen e Presheves Samiri njihet si “Cun Lajci i Kosovës Lindore”..
Ne nje prononcim te Samir Maliqit për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” thot se dje kishte festë, ishte me  “tre gezime: një per viziten e presidentit Nishani, dy per ate se pata fat te recitoj para tij poezine e Pashko Vasës  “Oh moj Shqypni e mjera Shqypni” si dhe takimin me presidnetin Nishani i cili me uroi me fjalet me të mira..”  

 

SHPËRNDAJE