Shkruan Fehmi RAMADANI

Ditë më parë, akademiku dhe historiani serb S.Protiq deklaroi se Lugina e Preshevës është interes strategjik i Serbisë e jo veriu i Kosovës dhe për këtë arsye nuk guxon të ndërrohet, apo shkëmbehet në asnjë mënyrë. Ai shkoi aq larg saqë kishte mbështetur edhe teorinë e ndërrimit human të popullsisë së këtyre dy rajoneve, që popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës të shpërngulet në veri, kurse ajo e veriut në Luginë. Pra, kjo është teza e njohur sllave mbi sundimin e rajonit të Fushëgropës së Luginës së Preshevës dhe asaj të Vardarit.
Hiq largë mendjes, kjo nuk ishte rastësi që Mbretëria serbe-kroate e sllovene këtë zone e kishte ndarë në zonë të veçantë duke e quajtur Banovina e Vardarit.

 

Mbretëria serbe Fushëgropën e Preshevës dhe Vardarit e kishte shpallur si zone të veçantë

Foreign Affairs: Ndryshimi i kufijve në Ballkan u konvenon politikanëve, jo qytetarëvePas largimit të Perandorisë Osmane, Mbretëria serbe këtë zone e kishte në fokus gjeostrategjik për shkak të linjës hekurudhore dhe autostradës që lidhte lindjen me perëndimin, por edhe për shkak të lidhjes pansallviste që mundësonte komunikim direkt me shtetet sllave dhe qendrën e tyre në Stamboll.

Ideja e Abdulla Preshevës ishte që Fushëgropa e Preshevës të bashkohet me Maqedoninë

Duhet theksuar se edhe gjatë LDB-së kjo zonë ishte nën kontrollin e të ashtuquajturit Komitet Krahinor të Maqedonisë, sepse Maqedonia deri në vitin 1944 njihej si Krahinë e Serbisë Jugore dhe lufta drejtohej nga ky Komitet ku mernin pjesë edhe shqiptarët, si Abdulla Presheva, Shaip Krashnica, Selim Selimi, etj. Abdulla Presheva shquhej si pari komuniste e këtij vendi dhe ishte delegat i vetëm që kishte marrë pjesë në Mbledhjen e parë të ASNOM-it më 2 gusht 1944 në vendin e quajtur Prohor Pçinski afër Bujanocit, ku edhe iu vënë themelet e Maqedonisë si Republikë e gjashtë e Jugosllavisë së Titos. Sipas dorëshkrimeve serbe Abdullah Presheva kishte deklaruar se më mirë do të ishte që Lugina e Preshevës të mbetet nën Qarkun e Kumanovës, ashtu siç ishte zhvilluar edhe lufta, mu ashtu edhe të mbetet ky rajon. Por, kundër tij ishte Svetozar Vukmanoviq-Tempo, një i dërguar special i Titos dhe PKJ-së, i cili e kishte kundërshtuar Abdullahun dhe kishte sugjeruar që ky rajon të mbetet nën Qarkun e Leskocit, ndërsa pas çlirimit mund të bisedohet vetëm për Kishën e Prohor Pçinskit. Sot e kësaj dite kjo Kishë ka mbetur në kontekts të pazgjidhur nëmes Serbinë dhe Maqedonisë, shkaku se ishte vendi ku ishte themeluar Maqedonia Titiste. Por, jo të gjithë komunistët ishin të kësaj ideje, psh. Xheladin Kurbalia ishte për bashkim me Kosovën.

Ideja e rezitencës Kombëtare ishte që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën dhe Shqipërinë

Ndërkaq, krejt koncept tjetër kishin nacionalistët shqiptarë dhe luftëtarët e Rezistencës Kombëtare me në krye Mulla Idriz Gjilanin, i cili këtë rajon e konsideronte si Shqipëri Veri-lindore. Ibrahim Kelmendi ishte ideologu i bashkimit të rajonit të Luginës me Kosovën, përkatësisht Shqipërinë. Kështu edhe kufiri ishte caktuar deri te binarët të hekurudhës, ku ishte zhvilluar një luftë e gjatë për 4 vjet rresht në mbrojtje të Shqipërisë Etnike. Por, për shkak të rrethanve të dështimit të Gjermanisë, raportet kishin ndryshuar radikalisht. Rezistenca ishte shpartalluar dhe në pushtet erdhën çetniko-partizanët sllavë, të cilët kryen krime të rënda në këto anë dhe këtë pjesë e inkuadruan nën Serbi në vitin 1945.

Lugina e Preshevës, tani rajoni më i diskriminuar në rajon

Kurse, tani kur kemi rrethana krejt të reja në Ballkan, sidomos pas pavarësimit të Kosovës, kjo fushëgropë ende nuk ka gjetur zgjidhje, edhe pse kishte mbajtur një Referendum në vitin 1992, por kishte edhe një luftë të armatosur në vitin 2000-2001. Marrëveshja e Konçulit 2001 sado që kishte qetësuar këtë rajon duke i dhënë përparësi dialogut për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të këtij rajoni. Përkundër, saj këto problem shumë pak janë zgjidhur. Serbia vazhdon një diskrimin të vazhdueshëm dhe të heshtur duke e shpopulluar këtë rajon nga shqiptarët dhe duke mos krijuar kurrëfarë perspektive, sidomos për të rinjt shqiptarë. Ky rajon konsiderohet më i diskrimininuari në Europë.

Fushëgropa e Preshevës dhe e Vardarit të shndërruara në zona interesi të Kosovës dhe më gjerë

Tani, pas dështimit të Maqedonisë në rrugën e saj drejt Europës, ka kjo krijesë sllave ka mbetur në udhëkryq. Enigmat për fatin e saj sërish janë shfaqur. Iniciativa e fundit e presidentit të Kosovës z.Hashim Thaçi për ta korigjimin e kufirit verior me Serbinë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën është një opcion real, i cili është duke u shqyrtuar në kancelaritë e botës. Tash, Fushëgropa e Luginës është shndërruar në zonë interesi jo vetëm të Kosovës, por edhe më gjerë. Kjo zonë rendësinë e saj e ka ngritur, sidomos pas interesit rus dhe atij kinez në rajon. Rusët kanë ndërtuar një bazë ushtarake afër Nishit për këtë qëllim. Një bazë ushtarake kanë ndërtuar edhe serbët në Bujanoc, por me lejen e forcave të KFOR-it në Kosovë. Kjo bazë ende nuk dihet për çfarë qëllimi është destinuar. Në anën tjetër kinezët kanë arritur të blejnë disa ishuj në Greqi, por edhe Portin e Selanikut dhe dëshirojnë dalje ujore në Ballkan duke e ndërtua kanalin ujorë prej Vardarit deri në Moravë për mes kësaj fushëgrope. Ky projekt edhe pse i kushtueshëm, por tashmë është futur në agjendën e tyre. Projekti tjetër me rendësi që e bënë këtë zonë strategjike është edhe ndërtimi i Gazsjellësit “TANAP” nga Rusia-Turqia-Bullgaria-Serbia-Republika Srbska-Kroacia-Hungaria-Austria dhe Gjermania. Gjermania është mbështetsja kryesore e këtij projekti, por që ka hasur në rezistencë të SHBA-së, Italisë dhe Anglisë. Kjo rezistencë është duke ndodhur shkaku i projektit tjetër “TAP” që vjen nga Azebejxhani- drejt Turqisë-Greqisë-Shqipërisë-Adriatikut-Italisë dhe në Europë. Ky projekt mund të quhet me interes perëndimorë, kurse projekti tjetër ka interesin lindorë. Prandaj edhe lufta për ndikime strategjike bëhet pikërisht nëpër këto zona.

Fushëgropa e Luginës së Preshevës dhe Vardarit pika strategjike ndërkombëtare

Fushëgropa e Luginës së Preshevës dhe Vardarit janë zona ku mund të mbikëqyren, sidomos projekti “TANAP”, por edhe kontrolli në hekurudhë dhe autoudhë. Për kët arsye akademiku serb S.Protiq mendon se në asnjë mënyrë Lugina e Preshevës nuk duhet t’i jepet Kosovës, apo edhe të shkëmbehet me veriun e Kosovës. Të gjithë e dijnë se në rastë të ndonjë shkëmbimi, Kosova mund t’i jap Serbisë vetëm tri Komunat me popullësi shumicë serbe, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin nëkëmbim të Luginës së Preshevës. Në asnjë mënyrë nuk do të shkëmbehet Liqeni Ujmani, 7 fshatrat shqiptare dhe as Mitrovica veriore. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Liqeni i Ujmanit është interes jetik i Kosovës, sikurse edhe Trepça, e cila kjo e fundit veçmë e ka koncesionarin e ri. Serbisë më shumë se kurrë është duke i intereusar një cope tokë e Kosovës, që kjo të përdoret si preteks për bisedat e ardhshme me faktorin e huaj për bashkangjitjen e ashtuquajturës Republika Srbska, me rreth 1 milionë serbë e që është rreth tri here më e madhe se krejt Kosova. Ky është interes gjeostrategjik i Serbisë në të ardhmen dhe jo një cope e vogël toke e veriut të Kosovës. Trepça është interes interes i bizneseve të mëdha dhe këtu Serbia nuk do të lejohet kurrë të përzihet. Në Republika Srbska, Serbia synon të ketë dalje në det, por edhe pasuria tokësore dhe minerale atje është shumë më e madhe. Kurse, në Fushëgropën e Luginës së Preshevës vetëm kinezët, apo rusët mund të dalin.

Krijimi i Shqipërisë së Bashkuar dhe Serbisë Normale projekte të mundshme në të ardhmen

Sebia më këtë rast rrumbullakon në një formë shtetin e saj, ata e trajtojnë çështjen e tyre të pazgjidhur, sikurse ne shqiptarët që i trajtojmë trojet tona të pazgjidhura. Republika Srbska edhe pse një krijesë gjenociadiale, por e pranuar ndërkombëtarish si entitet serb, kjo është faktike. Formimi i Serbisë së Madhe në një formë krijon edhe premisat e ndërtimit të Shqipërisë së Bashkuar. Meqë këto dy projekte mund të llogaritetn si të mundshme dhe reale në të ardhme, prandaj pse të mos mbështetet ideja e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korigjim të kufirit dhe bashkangjitje të Luginës së Preshevës me Kosovës. Për herë të parë në historinë e Ballkanit, këtu përputhen strategjitë serbe dhe shqiptare për krijimin e shtetve të tyre nacionale. Por, kjo nuk nënkupton hapjen e Kutisë së Pandores, sepse po u hap kjo, atëherë shqiptarët duhet të jenë fituesit më të mëdhenj të saj, kurse humbësit politkuajtë e saj injorant e krahinarist së bashku me elitat e tyre servile.

SHPËRNDAJE