Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj”.
Reagimi i Kurtit vjen pasi Rusia ka shtuar sulmet në Ukrainë, duke mos i kursyer më as civilët.
Për këtë ka reaguar e gjithë bota demokratike , e kësaj thirrjeje i është bashkuare edhe Kosova.
“Unë bashkohem me SHBA-në, BE-në dhe aleatët tanë të tjerë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në të gjithë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet të flasë me një zë: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj”, ka shkruar Kurti në Twitter.
E një shtet që ka nënshkruar marrëveshjeje me Rusinë pas 24 shkurtit kur filloi pushtimi i Ukrainës është edhe Serbia.
Madje Beogradi nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, duke i rezistuar kërkesës së perëndimit.