Ballina Lajme Dy vjet pa kryetarin e parë të FFK-së, njeriun që i dha...

Dy vjet pa kryetarin e parë të FFK-së, njeriun që i dha shumë futbollit 

0

Sot u bënë dy vjet nga vdekja e ish-kryetarit të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqi.

Ai ishte njeri i urtë, por shumë vizionar e guximtar. Së bashku me shumë punëtorë sportivë, ai, i vuri themelet e Federatës së Futbollit të Kosovës, në një periudhë shumë të vështirë e nën masat e represionit të regjimit të egër serb.

Misioni i tij nuk ishte i lehtë, por u jetësua falë guximit, mbështetjes dhe vendosmërisë së gjerë të komunitetit të futbollit.

Nga ajo periudhë futbolli i Kosovës rrugëtoi i pavarur dhe përkundër vështirësive dhe peripecive të ndryshme e arriti objektivin për të qenë pjesë e organizmave ndërkombëtar dhe tani t’i tregojë vlerat e tij.

Kontributi i Agim Bytyqit dhe bashkëkohanikëve të tij do të mbesin përherë në kujtesën tonë.

Agimin e njoha që nga ditët e para të mëvetësimit të futbollit. Ishte njeri me personalitet të lartë intelektual, por edhe guximtar dhe atdhetar.

Veprimtaria e tij do të jetë shembull për të gjithë ne dhe do të kujtohet përherë në historinë e futbollit tonë.

I përhershëm kujtimi për Agim Bytyqin!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

SHPËRNDAJE