Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar videot e fundit që ka publikuar partia në pushtet, ku sulmohet edhe vetë Mustafa.

Ai mbrëmë tha se kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, ka shkuar “disa herë në shtëpinë e tij” dhe e ka lutur “që të qeverisin bashkë”.

“Kjo është në kundërshtim me atë që ka ndodhë më parë sepse është vetë Albin Kurti i cili ka ardhë disa herë në shtëpinë time në Prishtinë, ka ardhë edhe në Prapashticë, për të më lutur që ne të qeverisim bashkë dhe në qoftë se Albin Kurti atëherë më ka cilësuar mua si zhvatës, keqpërdorues apo si njeri i korruptuar, atëherë shtrohet pyetja pse ka ardhë tek unë që të kërkoj të qeverisim bashkë. Mund ta lidhi edhe këtë, se djali im i cili është akuzuar sot, e ka pru Albin Kurtin disa herë në fshat atje dhe në asnjë rast nuk është distancuar nga familja ime dhe ai, që mos të vjen të kërkojë të punojmë bashkë. Tash këto janë veprime politike, të cilat po i bëjnë me qëllim të njollosjes të tjerëve. Sepse qeveria ime ka qenë qeveri pa asnjë rast të korruptimit nga fundi i vitit 2014 deri në vjeshtën e vitit 2017, asnjëherë një nga ministrat e mi nuk është akuzuar për korrupsion”, tha ai në Kanal 10.

Madje, ai tha se “fëmijët e tij e kanë marrë disa herë me makinë dhe e kanë dërguar në fshat”.

“Meqenëse ai kishte nevojë të vinte, atëherë unë i kam angazhuar edhe fminë e mi që ta marrin me makinë dhe ta bijnë në fshat, sepse ne atëherë kemi menduar se po bëjmë një punë të mirë. Ai ka insistuar që ne të qeverisim bashkë, kështu që ai ka ardhur edhe në shtëpinë time këtu dhe në shtëpinë në fshat të bisedojmë. Unë nuk shkoj në shtëpinë e dikujt që konsideroj që është i korruptuar, zhvatës dhe është dëmtues i shtetit”, tha ai.

 

SHPËRNDAJE