Kur grupi i Lubonjës merret me shpifje për ikonën Kadare

Nga Minella ALEKSI

Fenomeni i shpifjes dhe dizinformimit në mjediset e intelektualëve ka qenë një ndër më të njohurit në epokën e komunizmit. Mund të thuhet se ishte një nga shtyllat ku mbështetej shtypja dhe terrori shtetëror në gjithë perandorinë komuniste. Shqipëria, e cila shpesh dallohej si kampione e së keqes, hynte në vendet ku shpifja lulëzonte, sidomos kundër intelektualëve të njohur, ku shkrimtarët zinin një vend të parë. Shpifjet dhe forma e tyre më e përhapur, dizinformimi ose thjesht spiunimi, ishin kthyer në një tipar të kohës. Ato ishin dy llojesh: të hapura, në shtyp dhe të fshehta, pas krahëve.

 

Sa më i njohur të ishte shkrimtari, aq më të shumta ishin shpifjet. Janë botuar disa libra me denoncime dhe dokumente kundër I. Kadaresë, në shqip dhe në gjuhë të huaja. Të tjera priten, sipas premtimit të autorëve.Pas rënies së komunizmit fenomeni ka vazhduar. Interneti dhe përdorimi i pseudonimeve, ka ndihmuar shumë për gjallërimin e këtij «biznesi» të shëmtuar. Ndryshimi është se tani denoncimet dhe spiunimet nuk shkojnë më në zyrat e Sigurimit, por në zyrat e tjera: gazeta, institucione europiane, ambasada, Bruksel etj. Shkrimtari I. Kadare është prapë një ndër shënjestrat kryesore. Dje në komunizëm akuzohej si antishqiptar, antisocialist, sot, si nacionalist (pra tepër shqiptar!), bile si racist, etj.Me rastin e shpërthimit të kabllogrameve, ishte e pritshme që të lexoje me shumicë për politikanët, por tërheq vëmendjen përfshirja në atë rrjet edhe e intelektualëve. Kështu kemi rastin e akuzës publike për shpifje dhe dizinformim bërë nga publicisti Fatos Lubonja ndaj drejtorit të gazetës «Tema». Akuzë që u pasua me një heshtje, për pasojë miratim prej Lubonjës. Deri këtu mbasi shoqëria shqiptare nuk e njeh kulturën e ndëshkimit moral e ligjor të shpifësit. Në këtë shkrim, në mënyrë konkrete, do të përqëndrohem te dizinformimet që ky publicist ka shpërndarë kundër shkrimtarit Ismail Kadare. Duke qenë se duam apo s’duam ky shkrimtar është një nga përfaqësuesit e letërsisë dhe kulturës shqiptare, shpifjet e rënda, si ato për racizëm, i kalojnë gjithë kulturës sonë.Kohët e fundit në mënyrën e saj ciklike për shkak të afrimit të Nobelit, na vjen e rip

SHPËRNDAJE