Me vullnet rinorë dhe me ekspertizë dhe profesionalizëm të rryer në politikë,po e vazhdojmë dekadën e tretë të veprimtarisë tonë duke i mbrojtur interesat e qytetarëve të këtyre tri komunave Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë,u tha ndër të tjere në tubimin promovues të partisë më të madhe opozitare në Kosovën Lindore PVD-së.

Kushtrim MALIQI

Preshevë, 15 tetor/ AIK-Presheva Jonë

Sot prej orës 12:00 në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë u mbajtë tubim manifestiv e promovuës me rastin e 21 vjetorit të themelimit të subjektit të parë politikë në Luginën e Preshevë (Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë) ku të pranishëm ishin një numër i madhë i qytetarëve simpatizantë të këtij subjekti politikë i cili vepron në tri komuna.
Të pranishëm në këtë tubim ishin numër i madhë i aktivistëve të këtij subjekti nga tri komunat,këshillëtarë,kryetarë degësh e nëndegësh,të pranishëm ishin edhe kryetari i këtij subjekti politikë z.Riza Halimi,kryetari i dëgës në Bujanoc z.Shaip Kamberi dhe i asaj në Medvegjë z.Fehmi Beha të cilët folën para të pranishmëve ku z.Beja shprehu entuziazmin e tijë për këtë përvjetor jubilar duke thënë se është nuk do të rreshtin së punuari për qytetarët e këtyre trevave edhe në të ardhmen madje edhe më tepër.

Ndërsa, z.Kamberi tha se janë 21 vite jo edhe të lehta por të mbushura me punë e plotë djersë,me anë të së cilës edhe nëse nuk kanë arritur që jetën e qytetarëve ta krijojnë në atë ideale ai shprehet se sado që jeta e qytetarëve të ketë ndryshuar për të mirë,atëher pa dyshim për atë ka shumë merita subjekti i parë ne këto treva. Tubimi ishte i begatuar edhe me program argëtues nga të rinjë me këngë,apo ekzekutime në instrumente të ndryshme .

SHPËRNDAJE