22 mars, 2019 Sot kombëtarja jonë e futbollit do të luajë ndeshjen e parë eliminatore, në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian të 2020.
Përballja e parë e kuqezinjve do të jetë ajo me Turqinë, ekip me të cilin kemi bilanc pozitiv në përballjet ndër vite.
Gjithsesi, takimi i soteshem pritet me shumë interesë nga tifozët, të cilët presin të përsëritet e njëjta histori si e tre viteve më parë, me pjesëmarrjen në Euro 2016.
Takimi Shqiperi-Turqi do filloje ne oren 20:45. (Mirjetta I Ahmeti)