Konsujt e nderit të shteteve të akredituar në Hungari vizitojnë qytetet turistike shqiptare

0
Një delegacion i konsujve të nderit të disa shteteve të akredituar në Hungari, konkretisht, Dr. Suha Gyorgy Ambasador, Komisioner Ministerial në Ministrinë Hungareze të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Avni Hafuzi Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Hungari, Dr. Bereczki Andras Konsull Nderi i Republikës së Estonisë në Hungari, Kator Gyorgy Konsull Nderi i Republikës së Finlandës në Hungari, Entz Boldizsar Peter Konsull Nderi i Republikës së Ganës në Hungari, Dr. Hochmann Andras Konsull Nderi i Republikës së Austrisë në Hungari, Molnar Erik Konsull Nderi Republikes se Namibia në Hungari, si dhe Veselinov Annamari tregtare, Szentleleki Laszlo eksper dogane dhe tregtar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Tregtisë Hungareze, nga data 12 deri në 16 mars vizituan disa qytete të Shqipërisë, si Tiranën, Durrësin, Krujën, Elbasanin e Beratin. Gjatë qëndrimit në vendin tonë u pritën nga Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Etjen Xhafaj, nga Drejtori në këtë ministri z. Arqile Sota dhe specialisti z. Guri Selmani.

Një pritje e veçantë u organizua nga Ambasadori Hungarez në Tiranë z. Lorant Balla. Po kështu delegacioni u takua dhe me Princin Leka Zogu. Të gjitha takimet ishin mjaft të ngrohta e miqësore. Gjatë vizitave dhe takimeve delegacioni u njoh me zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit, si dhe me historinë, kulturën dhe bukuritë natyrore të tij. Të gjithë anëtarët e delegacionit u larguan nga Shqipëria me përshtypjet më të mira, ku spikati mikpritja e njerëzve me të cilët patën kontakt.

Këtu duhet veçuar angazhimi i pakursyer i Elton Çajupit, i cili e shoqëroi në mënyrë vullnetare gjatë gjithë kohës delegacionin duke kryer rolin e shoqëruesi dhe shoferit( me autobusin e vet privat) Për këtë në emër të kolegëve të mi i drejtoj një falënderim të veçantë mikut tim Tonit! Me këtë rast falënderoj për ndihmën e dhënë në organizimin e këtij udhëtimi Komisionerin Ministerial, z. Suha Gyorgy dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Hungari z. Arjan Spasse!

SHPËRNDAJE