Kujtim Shala“Me kujtohet si sot, 26 vjet më parë, se në këtë ditë në vitin 1990, ndeshja në mes Dinamos së Zagrebit dhe Cervena Zvezdes”  së Beogradit që nga prag të lojes shpërthyen trazirat ne  stadiumit Maksimir, qe u shndrrua praktikisht me shume ne një luftë civile se sa ndeshje futbolli..” ka then ish ftubollisti i njohur i Prishtines Kujtim Shala ne mediat kroate, duke perkujjtuar ndeshjen mes Serbise dhe Kroacise,  që i perngjente atij ne Beograd mes Serbise dhe Shqiperinë, transmeton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

 

Shala: Para ndeshjes në Kroaci, Arkani na kercnoi duke na treguar armët në tunel

Portali Tportal.hr  shkruan se si ish futbollisti i Dinamos së Zagrebit, shqiptari Kujtim Shala, ka zbuluar për mediat kroate detaje të reja të ndeshjes së ndërprerë futbollistike në mes të Dinamos dhe Cërvena Zvezdës, në stadiumin e Maksimirit me 13 maj të vitit 1990, transmeton “Presheva jonë”

“Ajo ndeshje ka qenë fillimi i fundit të Jugosllavisë. Është historike për shkak se “ushtarët trima” me ndihmën e policisë kanë marrë pjesë në shkeljen e krenarisë kroate. Sinqerisht, edhe para se të mbërrija në stadium e kam ndjerë se ndeshja nuk do të luhej, për shkak se trazirat filluan shumë herët dhe mund të nuhatej tensioni”, ka thënë Shala për mediat kroate.

Ai për shkak të pezullimit nuk ishte në përbërje të ekipit të Dinamos për ndeshjen e asaj dite.

“Falë Zotit që atë ditë nuk isha në terren. Ndonjëherë e pyes veten se si do të reagoja unë nëse polici do të më kishte goditur me shkop, ashtu siç ishte abuzuar me Zvonimir Boban-in? E kam parë se si ai duke tentuar ta shpëtojë një të afërm nga policia brutale, mori goditje me shkop në kokë dhe shpinë, dhe natyrisht se e kam parë edhe sulmin e tij ndaj atij polici. Më pas kam dëgjuar se si polici  në fjalë për pak sa nuk ka qëlluar me armë në drejtim të Zvonimirit, dhe kur kjo më kujtohet, filloj të dridhem”, ka shtuar Shala.

Portali  kroat apo ashtu shkruan se si ish futbollisti shqiptar, Kujtim Shala ka treguar se si para ndeshjes, në tunel ka përjetuar një takim të pakëndshëm me delegacionin e Cërvena Zvezdës.

SHPËRNDAJE