Mërgim Mavraj i nisi stërvitjet me ekipin e ri Hamburger SV të martën, në përpjekje për të siguruar mbetjen në Bundesligë.
Atij i është besuar roli i liderit të skuadrës në përpjekje për të ndryshuar atmosferën e edhe rezultatet e ekipit.
Po, kujt do t’ia dhurojë fanellën e parë Mavraj?
“Atë do e marrë nëna. Ajo është gjithçka për mua. Edhe fanellën e fitores së parë dhe të vetmë në Kampionatin Europian e ka ajo. Ajo është shumë e rëndësishme në jetën time”, ka thënë Mavraj për Bild, përcjell Gazeta Metro.
Të enjten Hamburgu udhëton për në Duabi ku do të zhvillojë fazën përgatitore, para se Bundesliga të rinisë më 20 janar. Mavraj vlerëson se tashmë beson shumë në trajnerin, Markus Gisdol, i cili ndikoi edhe në transferimin te HSV.
“Trajneri është vendimmarrës për çdo lojtar. Bisedimet me të kaluan shumë mirë. Ai e fitoi menjëherë besimin tim. Ky ishte faktori kryesor që mora këtë detyrë”, është shprehur Mavraj.
Hamburuger SV e rinis sezonin në Bundesligë me përballjen kundër Wolfsburg më 21 janar.