Pep Guardiola ende nuk e sheh skuadrën e tij në një rang me klubet e mëdha në Evropë.

 

Trajneri spanjoll i Cityt insiston që skuadra e tij duhet të dominojë në dekadën e ardhshme të futbollit, për të mundur që t’i afrohet top-klubeve në kontinentin e vjetër.

 

Ndonëse City ka fituar disa trofe brenda Anglisë, ata nuk kanë mundur të bëjnë hapin e madh në Ligën e Kampionëve dhe sipas Guardiolas pikërisht kjo është arsyeja pse ‘Citizens’ mbeten prapa rivalit të qytetit, Manchester United.

 

“Ne nuk kemi histori me këtë fanellë, sikurse klubet si Barcelona, Juventusi, Bayerni apo Mancheser United. Na mungojnë trofetë e tyre”.

 

“Duhet të tregojmë veten në Evropë gjatë dekadës së ardhshme, duke qenë pjesëmarrës çdo vit. Kjo është më e rëndësishme për këtë klub sesa ta fitojë një titull, më besoni që kjo vlen më shumë”, ka thënë Pep.

 

City ka kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe në 1/8 e finales do të ndeshet me Monacon.

 

SHPËRNDAJE