New York, (Nefail Maliqi)  -Me rastin e dhjete vjetorit, mu ne diten e shpalljes se pamvaresise se Kosoves me 17 shkurt do te mblidhet KS i OKB-së për te debatuar sitquten dhe zhvillmet e fundit ne Kosovën (“In New York, 17 febr. 2018 the Security Council will be briefed on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo (UNMIK) in the morning“) kane njoftuar zyrtaret e Kombeve te Bashkruar agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Gjatë kësaj seance ambasadorët e Këshillit të Sigurimit në debatet e tyre do të përqendrohen mbi  zhvillimet e fundit në Kosovës sidomos rreth ngecjes së procesit të e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë. Siç dihet në seancën e fundit shefi i OKB-së apeloi për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres: Nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (UN), Antonio Guterres tha në një raport te posapuiblikuar në Këshillin e Sigurimit mbi situatën në Kosovë, që Prishtinë viteve te fundit ka ngecur në disa fusha.

Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ne takimin e fundit me gazetarin e  agjencise se lajmeve “Preshev a Jonë” kishte pohuar se “nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, shefi i OKB-së theksoi se “do të doja të shikoja një progres shumë më të madh përsa i përket dialogut mes dy vendeve. Nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Në këtë konferencë për Kosovën do të behet fjalë edhe për demarkacionin dhe krizën dhe paralizimin e institucioneve të Kosovës si dhe nismën e punë së Gjykatës speciale për krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë, raporton Presheva Jonë.

Guterres ka shprehur pakënaqësinë e tij me progresin në procesin për krijimin e një gjykate të veçantë për krimet e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke deklaruar se kjo është një tregues i qëllimeve të sinqerta të Kosovës për të promovuar sundimin e ligjit dhe funkisonmin e nje vendi juridik.

Raporti mbi situatën në Kosovë, për periudhën prej 16 tetor 2017 deri më 16 janar 2018, thotë se përpjekjet e fundit të deputetëve për të shfuqizuar ligjin mbi Gjykata Speciale minon besueshmërinë e Parlamentit të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Kosovë që të tregojnë përkushtim të plotë për sundimin e ligjit.

Guterres tha se vrasja e Oliver Ivanoviqit shkaktuar “shok dhe zemërim” në Kosovë dhe rajon, duke shtuar se zbulimi i shpejtë i atyre që janë përgjegjës dhe sjelljen e tyre para drejtësisë është vendimtare për të ruajtur “vrullin” drejt paqes së qëndrueshme në Kosovë.

SHPËRNDAJE