mulsisuusdBujanoc. 1 shtator  -Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2016/2017, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, në emër të këtij institucioni shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërit, njofotn agencia e lajmeve “Presheva Jonë”

KKSH inkurajon që në këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur të reflektohet njëkohësisht edhe për të ardhmen e Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës. Vetëm arsimimi dhe shkollimi i gjeneratave të reja në Luginën e Preshevës mund të jetë shtegtimi në zgjidhjen e problemeve të shumta në këto kushte jashtëzakonisht të vështira. Kjo nuk duhet shkurajuar nxënësit, por të gjejnë motivin dhe forcën për arritjen e rezultateve sa më të mira. Njëkohësisht, me përulësi të rikujtojmë dhe nderojmë lartë të gjithë brezat e kaluar që sakrifikuan për arsimin në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjithashtu, përgëzojmë të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

KKSH është e indinjuar me mungesën e teksteve shkollore si dhe kjo gjendje e tillë është e papranueshme, për çfar kemi njoftuar të gjitha instancat dhe institucionet relevante në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri. Konformë ligjeve dhe konventava ndërkombëtare KKSH do të angazhohet me gjithë kapacitetet e saj dhe me ndihmën e Kosovës dhe Shqipërisë me shpresë që në të ardhmen të zgjidhet kjo çështje. Ftojmë edhe njëhere për angazhim të të gjithëve që të sigurohen të gjitha tekstet shkollore për shkolla fillore dhe të të mesme, si edrejtë ligjore dhe obligim intelektual.

SHPËRNDAJE