Shoqata “Çamëria” në Kosovë të shtunën do të organizojë marsh mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Kosovën.

Kjo është bërë e ditur në rrjetin social Facebook nga vet kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi  i cili ka thënë se në këtë marsh pritet të marrin pjesë shqiptarë nga gjitha trojet.

“Të shtunën më datë 10 nëntor, shoqata “Çamëria” në Kosovë organizon marshin mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. Tubimi i shqiptarëve përkrahës të këtij manifestimi paqësori është para bibliotekës kombtare në Prishtinë gjer ora 11:00 prej ku edhe fillon marshimi në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”. Në këtë tubim, pritet të marrin pjesë shqiptar nga gjitha trojet. Prandaj, Të interesuarit për pjesmarrje mund t’i japin fuqi këtij tubimi madhor!”, ka shkruar Kamberi.

SHPËRNDAJE