Kryeimami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, Florim Neziraj është i sigurt se dy policët e zhdukur Malësor Dashi dhe Armend Trena kanë rënë në lumë.
Ai thotë se nuk beson në teoritë tjera që po qarkullojnë se policët mund të mos ishin në veturë në momentin e aksidentit. “S’besoj në teori të tilla”, tha Neziraj në Pressing.. Dhe duket ashu po del, pasi njeri veq u gjet.
Kryeimami i Kacanikut edhe diten e xhumase ne aksion ne kerkim te policeve te zhdukur. Ai ka apeluar qe te gjithe i madhe e i vogel t’i bashakngjiten aksionit ne gjentejn e policit tjeter, se ska kah me sjhku tjere, ketu pari eshte dikund, ja larg turpit tjeter te gjetur sot.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e dëshmitarit i cili thotë se nuk ka parë trupa njerëzish edhe pse ka qenë në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pas aksidentit.
Ai ka thënë se para urave ka vrima të mëdha ku lumi futët në të dhe del sipër jashtë gypave të saj, shumë lehtë mund të ketë ndonjë trup i cili është futur në gyp.
“Para urave ka vrima të mëdha ku lumi futët në të dhe del sipër jashtë gypave të saj, shumë lehtë mund të ketë ndonjë trup i cili është futur në gyp dhe pas andej nuk lejon presioni ujit që trupi të dalë jashtë gypave”, ka thënë Neziraj.