Në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë Demir Behluli nga Presheva pas një sëmundje të shkurtë. Shkollen fillore e kreu në fshatin Magjere dhe Preshevë. Shkollën normale në Shkup, Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega e atrit figurativ në Prishtinë, ndërsa për dizajn specializoi në Kufshtajn të Austrisë. Për gjsemshekulli vjet realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale, pikturoi 650 metra katror afreska në Kishën e Binçës në Viti, dekoroi 40 xhami me mbi 26.000 metra katror afreska, botoi 14 vepra letrare, u prezantua në 11 antologji, 11 herë u shpërblue dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje. Pikturat e tij gjinden në kolekcione individuale e institucionale në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër e gjetiu, ndërsa dhuroi mbi 560 punime artistike. Jeton dhe vepron, si pensionist, në Gjilan.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 04 maj 2018 (e premte) me namazin e ikindisë në qytetin e Gjilanit ku edhe ka jetuar

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen mesuesit te gazetariese, kolegut , mikut tim të shtrenjt Demir Behluli. Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet e mia të thella bashkëshortes së tij zonjës Nexhë, djemëve Dashnimit e Dorëlirit, vajzës Drenushë dhe familjes së gjerë Behluli…Allahu e shperblefte me xhehnet..” thuhet ne nugshllimi gazetarit dhe publicistit tone Nefail Maliqi nga Presheva-Gjeneva.

 

Fjalet e fundit te Demir Behlulit per “Presheva Jonë”: Punoni e luftoni per atdhe, bashkimin e trojeve, jo me pushke po me mend e me laps, se ky shekull eshte i yni

“Lufta Çlirimtare e fundit në Kosovë edhe në Luginë padyshim ka qenë inspirim për mua si: Këngët, vjershat, tregimet dhe pikturat…”” tha i ndjeri Demir Bheluli ne untervistene fundit për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”. Ky është Demir Behluli (1938), pikori i një kohe, i cili punon dhe nuk ndalet në “zanatin” e tij të quajtur- art. Demir Behluli sapo ka hyrë në 80-vjetorin e moshës. Kjo moshë e tij e “re”, ka një histori në vete. Ai është i lindur në Ranatoc të Karadakut të Preshevës. Ishte një djalosh i etur për dije, ku, në ditët e para, punoi si mësues e më vonë u bë i madh në artin e pikturës.

Para pikturës, Demir Behluli ka filluar të shkruajë poezi. Poezinë e parë e botoi në revistën “Zani i rinisë”, më 1956. Ndërsa, tregimin e parë e botoi në gazetën “Flaka e vëllazërimit”,më 1959. Dhe, ky artist i një kohe, por edhe i kësaj kohe, nuk u ndalë së punuari. Gjer më tani ka botuar 18 vepra letrare për fëmijë e për të rritur. Edhe kjo pjesë e jetës së tij është interesante. Interesante, për faktin se, aty, në artin e tij letrar, ka rrëfime nga vendlindja, Kardaku jetik i Idriz Seferit.

 

SHPËRNDAJE