hogggNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Dy zyrtarë të kësaj ministrie janë përfshirë në një përleshje fizike pas disa mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete.

Indeksonline mëson se ishte sekretari permanent i MPJ-së, Fitim Sadiku i cili kishte sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër të Ministrisë të cilën e drejton Enver Hoxhaj. Ndërsa burimet thonë se ky rast tani është hapur edhe në Policinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rrahjen e dy zyrtarëve të MPJ-së.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në lëndim trupit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Personat e përfshirë janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe se të njëjtit janë liruar pas urdhrit të prokurorit”, ka thënë ajo.

SHPËRNDAJE