kuvndndPreshevë, 9 shtator  -Këshilli për të Drejtat e Njeriut me seli ne Preshevë ka zhvilluar sot, një tryezë lidhur me gjendjen dhe sfidat e sigurisë në Luginën e Preshevës, në të cilën morrën pjesë përfaqësues institucional, politik dhe shoqëror nga rajoni. Raporti ne fjale me pas ju eshte shperndare perfaqësive dipolomatike dhe nderkombetare ne Beograd, OSBE si dhe ne OKB, gjegjesisht Keshillit per te Drejajt e Njeriut ne Gjenevë, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

 

“PAQJA” E HEKURT NE LUGINE !? Presheva i shkruan OKB-së. Forcat e mëdha serbe sa me larg  fëmijeve, popullatës, rajoni me afer paqes dhe stabilitetit 

pollddNë kete sesjion te KDNJ zyrtaret e kesaj organizate joqeveritare, vezhguese e drejperdrejte e te drejtave te njeriut ne rajon ka konkluduar se  “prania e njësiteve të jashtëzakonshme ushtarake dhe policore mbetet problem i sigurisë në Luginën e Preshevës.”

 

Sipas tyre kjo prezence e dendur  e forcave serbe (ushtaria, xhandermeria, policia)  po shkakton frikë dhe pasiguri tek qytetaret e Luginës, simdos tek femijet ne vedbanime tshiptare ne brezin kuifitra me Kosoven, sidomos ne oret  e hershme te megngjesit kur at shkojne ne shkolle apo ne mbrëmje kur ata kthehn .

 

Me këtë rast pjesëmarrësit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vazhdimin e pranisë e njësive të jashtëzakonshme të ushtrisë dhe policisë edhe 15 vjet pas fillimit të procesit të paqes në Luginën e Preshevës, pas nënshkrimit të marrëveshjes për përfundimin e konfliktit të armatosur në këtë rajon. Të pranishmit kanë kritikuar mungesën e komunikimit dhe transparencës të strukturave shtetërore të sigurisë.

 

KDNJ: Prania e madhe e forcave serbe (ushtria, xhandarmeria, policia) po shkakton frikë dhe pasiguri tek qytetaret e Luginës

frocattaaDuke e nënvizuar si pozitiv faktin se strukturat shtetërore të sigurisë nuk maltretojnë dhe keqtrajtojnë qytetarët me dhunë fizike, si në kohërat e mëparshme, pjesëmarrësist kanë ngritur pikëpyetje të shumta gjithashtu lidhur me mozbardhjen e vrasjeve dhe zhdukjeve misterioze që kanë ndodhur në këtë rajon, dukuri kjo që ka prirje të përsëritet me rasin e fundit të zhdukjes së një qytetari nga Tërnoci i Madh të komunës së Bujanocit, për të cilën organet e policisë dhe gjyqësisë nuk po japin hollësi dhe informata.

Ndryshe nga përfaqësuesit e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ishin të pranishëm në tryezën e KDNJ; përkundër ftesës për pjesëmarrje, përfaqësuesit e strukturave shtetërore të sigurisë, nuk janë paraqitur në tryezë për të biseduar me përfaqësuesit institucional, politik dhe shoqëror lokal.

preshhsjsosTryeza me temën: “Gjendja dhe sfidat e sigurisë në Luginë të Preshevës”, është realizuar në kuadër të projektit “Forcimi i stabilitetit në Luginën e Preshevës përmes integrimit të pakicës kombëtare shqiptare”, që financohet nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme të Zvicrës. Raporti ne fjaje ju ershte shperndare perfaqësive dipolomatike dhe nderkombetare ne Beograd, OSBE si dhe ne OKB, gjegjesisht Keshillit per te Drejajt e Njeriut ne Gjenevë. Forcat e mëdha serbe ne Luignë sa me larg  fëmijeve, popullatës, rajoni me afer paqes dhe stabilitetit, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”bujj

SHPËRNDAJE