Gjenevë, 20 dhjetor -Zëvendës shefi i ushtrisë viziton trupat zvicerane në Kosovë viziet kjo tradicionale me rastin e festave te fundvitit. Një vizitë i është planifikuar Komandantit të Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneralmajor Lorenzo D’Addario (ITA), në Prishtinë. kaner njftuar minsitria e mbrojtes agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër.

Në përputhje me traditën, komandanti i Korpusit Aldo C. Schellenberg, Zëvendës Shef i Ushtrisë në emër të Shefit sot do vizitoj Ushtaret e SWISSCOY në Kosovë si dhe me trupat zvicerane ne Bonsnje dhe Hrecegovine

Komandanti i Korpusit Schellenberg ne rajon do shoqërohet nga Valais Jean-René Fournier, Kryetar i Këshillit të Shteteve dhe nga Këshilltari Shtetëror Luzern Marcel Schwerzmann. Pika kulmore e këtij udhëtimi është festimi i Krishtlindjeve me kontigjentin e 39-të të SWISSCOY në Novo Sellë. Përveç kësaj, një vizitë i është planifikuar Komandantit të Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneralmajor Lorenzo D’Addario (ITA), në Prishtinë.

Swisscoy në Kosovë, deri në fund të vitit 2020

Swisscoy në Kosovë, deri në fund të vitit 2020

Se kane njohur për themelimin e ushtrise se Kosovës, autoritet zvicerane kane pohuar se jane ne dijeni djhe po percjellin sitautne me mjaft inetrsim ne rajon.

“Zvicra ka njohuri për paketën legjislative të miratuar nga Parlamenti i Kosovës në lidhje me transformimin e forcave të sigurisë të Kosovës. (“La Suisse a pris connaissance du paquet législatif adopté par le Parlement kosovar en lien avec la transformation des forces de sécurité du Kosovo.”) kane deklaruar sot zyratre nga qeveria zvcerane për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër

Pierre-Alain Eltschinger, zëdhënës i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme sot ka thene per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se “Zvicra është e vendosur të vazhdojë të marrë pjesë në përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për t’im kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon…”

Siç dihet, që nga përfundimi i luftës, gjegjësisht nga viti 1999, armata e Zvicrës është në mbështetje të trupave ushtarake ndërkombëtare KFOR-it, të stacionuara në Kosovë.

Këshilli Federal planifikon reduktimin e trupave zvicerane në Kosovë, por ky reduktim do të rrjedhë në mënyrë graduale, transmeton albinfo.ch. Nga 235 ushtarë sa janë tash, në përfundim të misionit numri i tyre do të bjerë në 165.

 

SHPËRNDAJE