Sa më represive që bëhet një lider, aq më shumë paranojak bëhet ai, thonë ekspertët

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është portretizuar si një shahist dinak në skenën botërore politike, duke ecur gjashtë hapa para për të shfrytëzuar çdo mundësi tek gabimet e botës perëndimore, kurse në shtëpi ka goditur çdo kundërshtarë të mundshëm.

Por, vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën i marrur një javë më parë ka bërë që disa zyrtarë dhe vëzhgues perëndimorë ta vënë në pyetje gjendjen e tij mendore, të një njeriu që është në krye të një shteti me rezervat më të mëdha të kokave berthamore.

Megjithëse është e pamundur që ta njohim gjendjen e vërtetë të mendjes se Putinit, ata të cilët e përcjellin sjelljet e liderit rusë nga afër për disa vite, janë të merakosur për natyrën e tij të errët dhe të çuditshme të fjalimeve të tij të fundit, në të cilat ai e përshkruan liderët e Ukrainës si “bandit të varur nga droga dhe neonazist”.

“Kjo tregon se diçka nuk është në rregull më të, sjellje që ne nuk i kemi parë më parë”, tha Andrea Kendall-Taylor, bashkëpunëtore e lartë e Qendrës së Sigurisë së Re në Amerikë, e cila më parë ka punuar si analiste seniore për CIA në Rusi, shkruan Foreign Policy, transmeton GazetaExpress.

Putin njihet si lider përqarës në skenën botërore viteve të fundit, duke ndërhyrë në zgjedhjet e huaja, duke pushtuar penisulën e Krimesë, duke dërguar skuadrat e tij vrasëse tek kritikët e tij në Europë. Analistët për kohë të gjatë e kanë cilësuar oportunist, por edhe kalkulator. “Pasi e kanë studiuar atë për kohë të gjatë, ai nuk rrezikon shumë, por më shumë është kumarxhi”, thotë Angela Stent, një analiste në Brookings Institution dhe një eksperte për politikat e jashtme ruse. “Nëse e shikoni luftën në Gjeogji (2008), (forcat ruse) mund ta kishin marrë Tbilisin. Ato nuk e bënë. Ato lejuan (ish presidentin e Gjeorgjisë Mikheil) Saakashvili në pushtet. Më 2014, ato mund të kishin përparuar edhe jashtë Donbassit. Ato nuk e bënë. Pra, ky rast është padyshim një libër i ndryshëm lojërash”.

Një javë pasi që Putin i shpalli luftë Ukrainës, fushaa ushtarake ruse nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar: ushtria e tyre konsiderohet me moral të ulët, furnizime të pamjaftueshme me ushqim dhe karburant dhe në fund një rezistencë të fuqishme të ushtrisë ukrainase.

Ekonomia ruse, që kishte një prosperitet relativ që e ka dominuar Putinin në popullaritetin vendor, është goditur me sanksione të pashembullta të Perëndimit ndaj Bankës Qendrore të Rusisë dhe institucioneve kryesore financiare. Një sërë kompanishë, nga ato për orendi suedeze si Ikea deri të gjiganti i energjisë BP,  kanë paralajmëruar planet e tyre që të largohen nga vendi.

“Do të ndaja më shumë, por për momentin them se është shumë e qartë për shumë njerëz se diçka nuk është në rregull me Putinin. Ai gjithmonë ka qenë vrasës, por problemi i tij tani është ndryshe dhe më domëthënës. Do të ishte gabim të supozohej që Putin do të reagonte në të njëjtën mënyrë sikurse do e kishte bërë para pesë viteve”, tha javën e kaluar, pak pas fillimit të luftës, senatori i Floridas, Marco Rubio, republikani që kryeson Komitetin për Inteligjencë në Senatin Amerikan, në Twitter.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA nuk pranoi të komentojë në pyetje nëse SHBA janë të shqetësuar për gjendjen mendore të liderit rus dhe ndikimet e kësaj gjëje në botë. Në një intervistë për ABC të dielën, sekretarja për media në Shtëpinë e Bardhë , Jen Psaki, nuk ju përgjegj pyetjes, por, theksoi se Putin “ka qenë qartësisht i izoluar gjatë Covidit”.

“Por, do ia them këtë, sigurisht që retorika, veprimet dhe justifikimet që ai bënë për veprimet e tij, sigurisht që na shqetësojnë thellësisht neve”, shtoi Psaki.

Në të vërtetë, Putin shpesh është zhdukur për një kohë të gjatë nga daljet publike gjatë pandemisë COVID-19, dhe tërë këshilltarët që e kishin parë atë personalisht i është kërkuar që të vetizolohen dy javë para takimit më të, shkruanin mediat ruse. Madje edhe pas zbulimit të vaksinës dhe tretmanëve të tjera, ai ka vazhduar që t’i vizitojë top zyrtarët e tij të lart në distancë, përfshirë edhe uljet në një tavolinë më shumë se gjashtë metra të gjatë kur atë e vizitojë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Natyrisht, miliona njerëz në tërë botën e kanë provuar izolimin në dy vitet e fundit shkaku i pandemisë Covid-19, por ato nuk kanë filluar luftëra të tmerrshme kundër fqinjve të tyre.

Megjithatë, Macron ishte frikëruar nga fiksimi në histori i Putinit dhe theksoi se lideri rus kishte ndryshuar shumë viteve të fundit, raportonte Reuters, duke cituar burime të delegacionit francez.

Të tjerët i shohin sjelljet e Putinit jo si një lajthitje por më shumë si rritje të tendencave të tij që ai i ka pasur në mendje për një kohë të gjatë. “Nuk është e saktë që të themi se ai është një aktor racional në botë. Ai ka ide të fuqishme. Ai ka emocione të errëta dhe ai i ka shprehur këto që një kohë të gjatë tashmë”, tha Brian Taylor, profesor i politikës ruse në Universitetin e Syracuse dhe autor i librit “Kodi i Putinizmit”. “Në këtë kuptim, trajektorja e tij nuk është totalisht befasi. Por, padyshim, kjo është një gjë shumë më e madhe që ai ka bërë më parë”.

Putini ka ushqyer për një kohë të gjatë një pasion për Ukrainën, i cili është intensifikuar pasi që vendi kërkonte të konsolidonte demokracinë dhe të integrohet me Perëndimin, sidomos pas revolucionit të tyre më 2004 dhe 2014. “Ai e pa këtë jo vetëm si një gjë të panatyrshme por edhe si një lloj tradhtie që ishte projektuar nga aktorë të jashtëm, sidomos nga Shtetet e Bashkuara”, tha Taylor.

Rusia vazhdimisht është bërë autoritare gjatë sundimit dy dekadësh të Putinit, një prirje që është përshpejtuar 18 muajt e fundit duke mbyllur media të pavarura, duke ndjekur politikanë të opozitës, sunduar shoqërinë civile, duke shtrydhur kështu çdo kundërshtarë të tij të mundshëm. Studiuesit e quajnë këtë spirale rënie nën regjim autoritar që udhëhiqet nga njerëz të fuqishëm që ndryshe njihet si “dilema e diktatorit”.

“Sa më represiv të bëhet regjimi i juaj, aq më shumë paranojak bëhet lideri për shkak se ai bëhet i pa ndijshëm në atë se çfarë po ndodh në shoqëri. Ju nuk mendoni se ajo që thuhet është e vërteta”, thotë Kendall-Taylor. “Na duket sikurse jemi në një nivel të tërë paranoje”.

Duke pasur parasysh implikimet në botë, Komiteti për Intelegjencë në SHBA ka një skuadër njerëzisht, përfshirë mjekë dhe psikologë që punojnë në qendrës sekrete të Analizës Mjekësore dhe Psikologjike të CIA-së, ku analizojnë gjendjen mendore dhe fizike të liderëve autoritarë, përfshirë Putinin. Ata përdorin metoda të ndryshëm, përfshirë studimin e fjalimeve dhe gjuhën e trupit, për të zbuluar ndryshimet delikate. “Edhe pse shkenca e këtij vlerësimi është e re… në këtë faze, duket se është e vërtetë se sjallja e kaluar e një personi është indikator më i besueshëm se si do të sillen ata në të ardhmen sesa ajo që ata thonë se do të bëjnë në të ardhmen”, shkruan Charles Morgan, psikiatër i forenzikës, i cili më parë ka punuar për CIA, në një përgjigje që ia ka dërguar me email revistës Foreign Policy, transmeton GazetaExpress.

Ka edhe metoda më të drejtpërdrejta për këtë gjë. “Ka shumëllojshmëri raportimesh nga amerikanët dhe zyrtarët e tjerë që e kanë takuar atë”, tha John Sipher, ish anëtar i Sherbimit për Klandesitinë në CIA, i cili ka shërbyer në Rusi. Por, të marrësh informata nga regjimi i ngushtë i liderit nga vende si Rusia dhe Kina, të cilat konsiderohen si “shenjestra të vështira” nga agjencitë intelegjente, është e nderlikuar.

“Burimet nuk rritën në pemë, është shumë e vështirë për një vend të tillë”, tha Sipher.

“Ne të tjerët kemi mbetur duke analizuar fjalimet e Putinit dhe veprimet teksa bota pret të shoh se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës”. /GazetaExpress/

Nga Amy Mackinnon, raportere për sigurinë dhe inteligjencën në Foreign Policy.

Pwrktheu: Ardian Jasiqi 

SHPËRNDAJE