Preshevë, 22 amrs -Deri kur futbollin shqiptar do te drejktohet nga te huajt (psh në Shqiperi italianët Giani di Biasi dhe Cristian Panuccin, sot ne Kosovë zvicernai Bernard Challandes). A nuk paska djal nane shqiptare te udheheq kombëtaret shqiptare ne Sqhiperi apo Kosovë, kur dihet se sot shume te  shqiptare ne Zvicer, Itali, Gjermani, France apo Amerikë  ane trener te ekipeve te njohura nacionale, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ish zëdhënësja e Federatës së Futbollit të Kosovës, Jona Dervishi, është mërzitur shumëme humbjen e Shqipërisë, me rezultat 2:0 nga Turqia, në ndeshjen e parë kualifikuese të grupit H të Kampionatit Evropian 2020.

“Shpirtërisht e me zemër, pajtohem plotësisht, që një ditë të luajmë së bashku nën një flamur, të gjithë futbollistet tanë, nga mbarë trojet tona etnike të Gadishullit Ilirik, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina. Bile pa Preshevën nuk mund të paramendohej një Kombëtare shqiptare në Ballkan. Mbase në në të ardhmen do ta arrijmë ta realizojmë këtë ëndërr të madhe bashkëkombëtare e nëse kjo do të ishte e mundur një ditë, do të isha e para që do t’ia komunikoja gjithë shqiptarëve…” ka thënë në një interviste ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”Ish zëdhënësja e Federatës së Futbollit të Kosovës, Jona Dervishi

“Gjithnjë e më shumë, me forcohet mendimi se ka ardhur momenti të jetë në krye të kombëtares, një trajner i Shqipërisë! Qoftë nga Tirana, Kosova, Presheva, Tetova apo Kumanova”, shkruan bukuroshja shqiptare.

Sipas Jona Dervishit “Unë mund të them që kemi dy skuadra kombëtare të futbollit: atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Kjo e fundit e pranuar në familjen e UEFA-s dhe të FIFA-s dhe që përfaqësohet vetë. Luajnë shqiptarë dhe kosovarë bashkë, por janë dy skuadra kombëtare, që luajnë në fushë. Megjithatë, të gjitha trevat shqipfolëse; sa herë luan kombëtarja e Kosovës dhe e Shqipërisë, bëjnë makisimumin e tifos. Dy trupa – por nje zemër e vetme!”Image associée

SHPËRNDAJE