Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel, Kryetari i Komisionit të Shtëpisë për Punë të Jashtme dhe Senatori Bob Menendez i bënjë thirrje administratës “Trump” që të vazhdojë mbështetjen diplomatike për të zgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi.
Sipas tyre, kjo duhet të bëhet në një mënyrë që është e drejtë për të dy vendet dhe në përputhje me ligjin e SHBA. Në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, ligjvënësit paralajmëruan se duke përdorur një dorë të “rëndë” ndaj Kosovës, penalizohet padrejtësisht qeveria e re e vendit.
Në letër theksohet se fushata e mosnjohjes së Serbisë kundër Kosovës dhe lidhjeve të ngushta me Kremlinin janë bërë të pakontrolluara.
“Ndërsa jemi dakord që tarifat e Kosovës për mallrat serbe – të cilat tani janë hequr – dëmtojnë kryesisht Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur nga qeveritë në të gjithë botën, duke përfshirë shpesh administratën “Trump”. Kosova është një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, dhe ne ju bëjmë thirrje që të adoptoni një qasje të durueshme dhe konstruktive me qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shkruajnë Engel dhe Menendez.
Ata shprehën të shqetësuar për qëndrimin që kanë mbajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj qeverisë së re të Kosovës.
“Ne jemi të shqetësuar që administrata “Trump” vendosi gjobe financiare ndaj një qeverie të Kosovës që kishte marrë detyrën vetëm pak javë më parë. Sigurisht, ne nuk kemi asnjë pozicion se kë zgjedh populli i Kosovës si udhëheqës, por ju bëjmë thirrje që t’u jepni zyrtarëve të rinj mundësinë për të krijuar stafin e ministrive kryesore dhe të shpallin pozicionet kryesore të politikës së tyre, para se të mbështesni një qeveri të re. Për më tepër, presioni i administratës “Trump” mbi Kosovën vjen brenda një konteksti të përpjekjeve të Serbisë për të nënvlerësuar dhe ulur Kosovën dhe nxitur vendet që të mos njohin vendin.”
Eliot Engel dhe Bob Menedez japin alarmin se për sa kohë SHBA mban një qëndrim të rreptë ndaj Kosovës dhe nuk është e qëndrueshme për dialogun, kjo i jep terren Serbisë që të zgjerojë lidhjet me Rusinë.
“Mungesa e ekuilibrit të administratës “Trump” midis Beogradit dhe Prishtinës po ndodh në një kohë kur Serbia zgjeron lidhjet me Moskën dhe rrit importet e armatimeve ruse.”
Prej muajsh, dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre për shkak të vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe.