Lehtësimi i kufizimeve ka çuar në një valë të dytë shpërthimi me koronavirus. Duket sikur ishulli verior i Hokkaido në Japoni po fillon të përjetojë saktësisht atë që kishin parashikuar shumë epidemiologë, pas shtypjes së suksesshme të një shpërthimi fillestar, lehtesimi i kufizimeve duket që po e përkeqëson situatën.

Sipas BBC, Hokkaido ishte vendi i parë në Japoni që u godit keq nga virusi.Në mes të shkurtit guvernatori shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, shkollat u mbyllën dhe njerëzit u nxitën të qëndronin në shtëpi.

Mbyllja goditi në mes të sezonit të skive, koha më e keqe e mundshme. Por izolimi funksionoi dhe deri në mes të marsit shkalla e infeksionit kishte rënë në një numer te vogel infeksionesh në ditë.

Në fund të marsit shkollat u rihapën dhe jeta në Hokkaido filloi të kthehej në një lloj normaliteti.

Por tani vetëm dy javë më vonë është shpallur një gjendje e re e jashtëzakonshme.

Në fund të javës së kaluar, infeksionet e reja ishin rritur në mes 15 dhe 20 në ditë që është më e lartë se gjatë valës së parë në shkurt. Shkollat janë mbyllur përsëri dhe njerëzve iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi.

Hokkaido nuk është vetëm natyrisht – Tokio, Kanagawa, Osaka dhe gjashtë prefektura të tjera tani janë gjithashtu nën një gjendje të jashtëzakonshme. Në të gjithë Japoninë ka tani afro 8,000 raste të konfirmuara me Tokio që është epiqendra.

SHPËRNDAJE