Koronavirusi vazhdon të jetë kryefjala e ditëve në shumë vende të botës, pasi numri i viktimadhe dhe i personave të infektuar vazhdon të jetë një shifër e lartë. Por duket që Maqedonia e Veriut e ka gjetur strategjinë e duhur dhe efikase për gjurmimin e personave të infektuar me korona.

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në një intervistë për “Abc e Mëngjesit”, me Enkel Demin ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi si pasojë e koronavirusit.
Osmani është shprehur se këtë të martë është nxjerë pas 30 ditësh nga karantina Dibra, e cila i kishte të ndaluar të gjithë hyrje-daljet me zonat e tjera.

Fatmirësisht në Dibër prej 7 ditësh nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus duke qenë një histori suksesi. Prej sot atje fillojmë dhe testimin e 30% të popullatës për antitrupat për të parë imunitetin e qytetarëve. Dibra u shpall gjendje krizë para shpalljes së jashtëzakonshme por tashmë ora policore do fillojë në Dibër, por do të kenë mundësi të gjithë ato që ishin të bllokuar në Dibër mund të lëvizin por masat e tjera të shtetit do të lëvizin”, tha zv.kryeministri.

Ndër të tjera zëvendës kryeministri ka dhënë detaje në lidhje me aplikacionin më të fundit që do të përdoret në vend për të gjurmuar të gjithë kontaktet e një personi që mund të rezultojë pozitiv me koronavirus.

“Aplikacioni “Stop Korona”, nuk është vetëm në Dibër, por në të gjithë vendin që mban të gjithë të gjithë kontaktet e fundit me të cilët mund të ketë pasur kontakt një person që mund të rezultojë pozitiv me koronavirus.Gjithahstu janë marrë të gjithë masat që të dhënat personale për personat e infektuar të ruhen për 14 ditë dhe pas këtyre ditëve ato fshihen dhe nu ki zotëron më asnjë institucion shtetëror, njerëzit vullnetarisht mund ta shkarkojnë aplikacionin duke i mundësuar ministrisë së Shëndetsisë që të ketë të dhëna se cilët janë personat me të cilët ai ka pasur kontakt dhe ka qenë në një largësi më pak se dy metra”, tha ndër të tjera Osmani. 

SHPËRNDAJE