Bujanoc, 2 mars – Komisioni i Këshillit Komunal të Bujanocit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë në vitin akademik 2016/2017, me ç`rast për këto bursa janë siguruar 10 milionë dinarë që do t’i ndahen studentëve sipas kategorive, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Kriteret bazë me të cilët përcaktohet plotësimi i kushteve për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare janë: 1. që kandidati për herë të parë të ketë regjistruar këtë vit të studimeve dhe masterin, 2. dëshmi për suksesin nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësisht suksesin e viteve paraprake të studimit, për studentët që regjistrojnë vitet tjera të studimeve, 3. që kandidati të mos jetë në marrëdhënie pune, 4. që kandidati të mos jetë i moshës mbi 26 vjeç Konkursi zgjat duke filluar nga 01.03.2017 dhe mbyllet më 21.03.2017.

 

Të gjithë studentët ë e interesuar duhet që fletëparaqitjet ti dorëzojnë në ndërtesën e komunës së Bujanocit, drejtorinë për shërbime publike, zyra numër 301 nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dhe se konkursi mbetet i hapur deri më 21 mars./ Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE