Federata Ruse e Futbolli ishte në kërkim të një trajneri që nga largimi i Dick Advocaat pas dështimit në Euro 2012, në të cilin ekipi i tij fitoi vetëm njërën nga tre ndeshjet grupore, duke përfunduar prapa Greqisë dhe Republikës Çeke.Opsioni më i mirë për Rusinë ishte Ish-menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, i cili ka  nënshkruar kontratë dyvjeçare për të drejtuar kombëtaren e Rusisë.

Capello, i cili kishte një shkalë prej 67 për qind fitore derisa drejtoi Anglinë, dha dorëheqje nga posti i menaxherit të Tre Luanëve në shkurt, si protestë pasi John Terryt iu morr shiriti i kapitenit nga Federata Angleze pa konsultën e tij.

Detyra e trajnerit të Rusisë do të jetë e teta në karrierën e italianit, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Milanin, Real Madridin dhe Juventusin. Ai do të fitojë 10 milionë euro në vit. Fatlum Hetemi

Federata Ruse kishte në listë edhe ish-menaxherin e Tottenhamit, Harry Redknapp, dhe ish-menaxherin e Barcelonës, Pep Guardiola, por prapë se prapë është e vështirë rezistohet përvoja dhe suksesi i Capellos. Fatlum Hetemi

SHPËRNDAJE