Bujanoc (Dobrosin)  29 janar  -Në përfundim të luftës në Kosovë, dy pikat më të nxehta që shqetësuan NATO-n atëherë ishte dhe janë Mitrovica dhe Presheva. Përmbyllja e konflikteve të armatosura dhe fillimi i proceseve politike për zgjidhjen e krizës në Luginën e Preshevës, të paraparë me marrëveshjen e Konçulit, të 21 majit 2001, nuk i përmbushi plotësisht kërkesat e drejtave të popullatës sonë të Luginës së Preshevës.
Sipas CNN mes viteve 2000-2001 forcat e UCPMB-së kishin 1.600 ushtare dhe kontrollonin rreth 70 deri ne 80 për qind te territoreve te Kosovës Lindore aktualisht nën Serbi.
Atë dite kur u lanë armët, atë dite u la Presheva nën Serbi!
Gjatë kësaj periudhe 17-vjeçare si për ish-komandantët dhe luftërat e UÇPMB-së ashtu edhe për popullatën nuk është bërë asgjë në Luginën e Preshevës, përkundrazi situatën nuk e dallon nga ajo epoka e Miloshevicit, përkundër deklaratave të liderëve shqiptare që secili ka “hypur” ne pushtet kishin premtuar për ditë me të mira,  sepse shqiptaret etnik janë të shtypur nga gjitha format e diskriminimit,  ka shkruar “Presheva Jonë”.
Veteranët e luftës së fundit në Luginë të Preshevës kujtuan dhe shënuan 17 vjetorin e daljes publike të UÇPMB-së të cilët u kacafyten me forcat e ushtrisë, policisë dhe paramilitarët serb. Ne këtë përvjetor eprorët e kësaj lufte, derisa u takuan me ish ushtarë e bashkëluftëtarë, kase ndanë edhe mirënjohje për statusin e veteranit të luftës së UÇPMB-së, me në krye me komandantin të UÇPMB-së Shefket Hasanit i cili e krisi pushkën i pari kundër Serbisë pikërisht më 26 janar të dimrit 2000, në Dobrosinin heroik.
Por, këtë dekoratë komandanti nga Dobrosini ka refuzuar. Arsyet e këtij refuzimi komandanti i UÇPMB-së ka shpjeguar.
“Faleminderit qe janë kujtua ata djem, Zotim ju dhasht bereqet, ama nuk di pse ketë mirënjohje? Çka bëmë për vendin tonë? Mirënjohje pse punën e  lamë në gjysmë te rrugës, pse misionin tone kombëtar nuk e quam deri në fund apo pse mbetem nën Serbi ?!  Prandaj, Shefket Hasani nga Dobrosni nuk dua mirënjohje se punën nuk e kemi kryer deri në fund. Presheva ka ende punë, se na ka mbetur nën Serbi. Ate dite kur u lanë armët, atë dite u la Presheva nën Serbi!.  Unë pres mirënjohje atëherë kur nga Presheva shporren forcat serbe, Luginën e Preshevës e shof në Kosovë e jo në “juzna Serbi”.  Liderët e Preshevës ta dinë njëherë e përgjithmonë se Lugina e Preshevës duhet të jetë çdo here Kosovë Lindore e jo vetëm në çdo katër vjet, para zgjedhjeve”, thotë Hasani për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
Sipas veteranit  Shefket Hasani dhe bashkëluftëtarëve te tij “Ushtaret  e UCPMB  disa të gjalle e disa n ‘dhe  që ranë heroikisht, nuk luftuan as nuk derdhën gjak që sot të jetohet nën Serbi. as në luftë e as në paqe. Ushtaret e  UCPMB-së  nuk luftuan që qentë e Shumadisë të na i hanë fëmijët tanë, nuk u luftuan ish-luftëtarët e komandantet e UCPMB-së te cilët sot sillen rrugëve te papune dhe janë bërë për “vitra” dhe  kërkojnë lëmoshë  dhe familjet  e dëshmorëve të shikojnë kah kapingjiku se kur po hapet e kush po sjellë diçka me kulisë, naj thasë me miell apo dy litra vajë e për mish mos te flasim a ju bie aji n goje n’Barjamëm-Bajram..”
Për fund mesazhi i komandantit të UÇPMB-së  drejtuar klasës politike dhe  liderëve ne Luginë është: Mblidhni  mendjen, mos abuzoni me votën e popullit. Realizoni vullnetin e qytetarëve ne Lugine, të shprehur ne Referendumin e 1-2 marsit 1992,  se shkojnë shumë shpejte katër vjet, sa s’ju u merr mendja !..Ndërsa sa i përket Serbisë, ajo duhet te ndal provokimet dhe të ”zgjedhë me ne, ose dialog ose me pushkë. Nëse Serbia kërcon me luftë edhe ne jemi gati se Presheva se nuk është e vetme, por ka pas vete tetë milion shqiptarë, pa llogaritur diasporën!
SHPËRNDAJE