“Pavarësisht deklaratave të tij provokative, Daçiqi dhe zyrtarët e tjerë të Serbisë e dinë se Lugina e Preshevës, ka kaluar nëpër disa procese, të cilat kanë dëshmuar verdiktin e popullit për bashkim me Kosovën, pjesë integrale të së cilës kanë qenë gjithmonë gjatë historisë. Po ua përkujtoj Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për bashkim me Kosovën, pastaj lufta çlirimtare e UÇPMB së, Marrëveshja e Konçulit dhe Platforma politike e këshilltarëve shqiptarë e vitit 2003, e kështu me radhë’, ka thënë Jonuz Musliu.

Ditë më parë mediat serbe shkruan se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm Ivica Daçic ka thënë, se Kryetari i Këshillit Kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu mund ta paraqes në Bruksel kërkesën për bashkim të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën, pasi do të jetë mirë që të diskutohet edhe kjo çështje. Kjo ka ardhur pas deklaratës së Jonuzit për shkëmbim territoresh.

Lidhur me këtë, ish-drejtor i SHP të UÇPMB-së, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtare shqiptar Jonuz Musliu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kërkesa e Daçiqit është bërë në mënyrë cinike.

‘Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, duke i referuar  deklaratës time, lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, ka thënë në mënyrë cinike, që unë duhet ta paraqes kërkesën në Bruksel për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Pavarësisht deklaratave të tij provokative, Daçiqi dhe zyrtarët e tjerë të Serbisë e dinë se Lugina e Preshevës, ka kaluar nëpër disa procese, të cilat kanë dëshmuar verdiktin e popullit për bashkim me Kosovën, pjesë integrale të së cilës kanë qenë gjithmonë gjatë historisë. Po ua përkujtoj Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për bashkim me Kosovën, pastaj lufta çlirimtare e UÇPMB së, Marrëveshja e Konçulit dhe Platforma politike e këshilltarëve shqiptarë ë vitit 2003, e kështu me radhë. Të gjitha këto janë rezultat i përpjekjeve dhe sfidave të shqiptarëve për realizimin e aspiratave legjitime të shqiptarëve për bashkim me Kosovën, këtë jo vetëm që e di Daçiqi, por edhe Brukseli’, ka thënë Musliu./NGA GRESA BAJRAKTARI

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

SHPËRNDAJE