Ekspozita “psikologji nga burgjet Jugosllave”- Roveredo

Ekspozita “psikologji nga burgjet Jugosllave”- Roveredo

U hap ekspozita e vizatimeve të Hydajet Hysenit dhe Sylë Mujajt

 

Të dielën e shkuar, Në Roveredo të Tiçinos, në Galerinë Art-Atelier, u hap një ekspozitë e vizatimeve të ish-të burgosurve politikë Hydajet Hyseni e Syl Mujaj.

 

Në hapjen morën pjesë personalitete kulturore tiçineze dhe shqiptare, Në Roveredo të Tiçinos, në Galerinë Art-Atelierë, u hap ekspozita e pavarur e vizatimeve të Hydajet Hysenit dhe Syl Mujajt. Në hapje të ekspozitë merrnin pjesë personalitete të larta kulturore dhe politike tiçineze si Mario Agliati, Ivo Soldini, përfaqësues të organizatës për ndihmë të huajve, dashamirë të artit dhe të çështjes shqiptare etj. Merrte pjesë mjeshtri modernist i pikturës kubiste shqiptare në Itali, Zoti Ibrahim Kodra, personalitete arbëreshe si Francesco Enrico Macri etj. Ishte i pranishëm edhe poeti, shkrimtari e publicisti Azem Shkreli, krijues dhe artdashës nga diaspora etj.

Në hapje të ekspozitës folën dashamirë tiçinez të çështjes shqiptare dhe ata veç ekspozitë folën edhe për gjendjen e rëndë në Kosovë. Zoti Ibrahim Kodra foli për ekspozitën duke përmendur vitet e kaluara në burg të autorëve, të cilët, sipas tij, e kanë përjetësuar këtë pjesë të jetës së tyre me teknikën artistike, që ata e kanë ditur.

Poeti Ndue Sinishtaj, pasi foli për artin përgjithësisht, theksoi se Serbia jo vetëm tash pengon zhvillimin e lirshëm të artit në Kosovë, por ajo edhe gjatë shekujve ka vjedhur, ka plaçkitur dhe ka shkatërruar krijime artistike shqiptare me qëllim që të humb gjurmët shqiptare në Kosovë. Ekspozita e vizatimeve të Hydajet Hysenit dhe të Sylë Mujaj, e cila do të qëndrojë e hapur disa ditë, përfshin krijime artistike të këtyre dy autorëve gjatë kohës së qëndrimit të tyre në burgun e Nishit dhe më vonë. Si të tilla, ato të punuar kryesisht me laps, syzhe kanë ditët e kaluara në qelitë e këtij burgu dhe preokupimet shpirtërore të këtyre të burgosurve, por dhe të shokëve të tyre.

Preokupimet, në këtë rast janë Kosova, familja, prindërit, por edhe ngjarjet e përjetuara në burg, si vizita e të afërmve etj. Temë e punimeve të këtyre autorëve, sidomos e Syl Mujaj, janë edhe shokët më të vjetër të burgut: simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi dhe ideologëve kombëtarë të lëvizjes sonë. Në skicat e shumta, portretet e ndryshme, peizazhet, janë dhënë tablo nga jeta në Kosovën e pushtuar dhe në burgun ku autorët kaluan ditët e veta të rinisë. Hapja e kësaj ekspozite u regjistrua në mjetet informative të këtij kantoni. Pas hapjes së ekspozitës u dha një darkë ku pjesëmarrësit folën për Kosovën dhe për artin e zhvilluar atje në kushtet e pushtimit. Binak Kelmendi

 

SHPËRNDAJE