Sipas KKSH-së, “trajnimi do të fokusohet në metodat e mësimdhënies së Abetares, po edhe të gjithë lëndëve të tjera të arsimit fillor. Seancat do jenë të kombinuara dhe me veprimtari praktike. Trajnues do të jenë Besnik Rama, specialist kurrikule në MASH,  Erida Koleci, specialiste kurrikule në Institutin e Zhvillimit të Arsimit dhe Anila Aliu, specialiste në Drejtorinë Arsimore Tirane…” , njofton agjencia informative ”Presheva Jonë”

Kushtrim MALIQI

Bujanoc,8nëntor/AIK-Presheva Jone

Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd organizon trajnim dyditor i cili do të mbahet më datën 10 dhe 11 të këtij muaji në Bujanoc, njofton agjencia informative ”Presheva Jonë” duke ju referuar një kumtese nga KKSH me seli në Bujanoc.  Në vazhdim të këtij njoftimi thuhet se trajnimi do të fokusohet në metodat e mësimdhënies së Abetares, po edhe të gjithë lëndëve të tjera të arsimit fillor. Seancat do jenë të kombinuara dhe me veprimtari praktike. Trajnues do të jenë Besnik Rama, specialist kurrikule në MASH,  Erida Koleci, specialiste kurrikule në Institutin e Zhvillimit të Arsimit dhe Anila Aliu, specialiste në Drejtorinë Arsimore Tirane.

 Këshilli Kombëtar Shqiptar edhe me këtë rast çmon lartë angazhimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë në avancimin e arsimit shqip në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Me theks të veçantë përshëndetë kontributin e Ministrin Arsimit dhe Shkencës dhe ambasadorit të shtetit shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi, rreth Abetares dhe teksteve tjera shkollore për nxënësit shqiptarë. Abetarja e zyrtarizuar nga autorët Shezai Rrokaj dhe Mimoza Gjonkutaj, për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës është legjitime dhe shkollarët lirisht mund ta përdorin për të mësuar shkronjat e para të gjuhës shqipe në trojet e tyre etnike, si dhe konsideron si sukses të vitit praninë e Abetares. KKSH i ka dhënë prioritet mësimit të shkronjave dhe gjuhës shqipe të standardizuara sipas normave  kombëtare përmes Abetares dedikuar fëmijëve shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, thuhet ne fund të kesja k,uptese nga zyrta pë rinformim e KKSH-së.

SHPËRNDAJE