Image associéeIsh-deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka marrë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pas emërimit të saj nga ministrat e Jashtëm të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Ne takimi i 10-të Vjetor i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), mbajtur ne prillin e vitit te klauar (23.04.2018) në Brdo, miratoi Raportin Vjetor të KBR 2017/2018 dhe nominimin e shqiptares Majlinda Bregu si Sekretar i Përgjithshëm i RCC për periudhën 2019-2021 per tz ecilen votuan ministrat e Jashtëm të Europës Juglindore. Eshte ky funskioni me i larte neqe nje shqiptare bart sot ne BE, njofton agjnecia e lajmeve “presjheva Jonë” nga Brukseli. (“Aware of the excellent qualities of the candidates for the position of the Secretary General of the RCC, namely Majlinda Bregu of Albania as the RCC Secretary General for the term 2019-2021 Majlinda Bregu’s mandate starts as of 1 January 2019.“)

Të vetëdijshëm për cilësitë e shkëlqyera të kandidatëve për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të RCC, përkatësisht Majlinda Bregu e Shqipërisë si Sekretare e Përgjithshme e RCC-së për mandatin 2019-2021 mandati Majlinda Bregu fillon nga 1 janari 2019.

Në përshëndetjen e saj me marrjen e kësaj detyre, Bregu thotë se “përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë kemi një interes të përbashkët” dhe se “bashkëpunimi është kryefjala”.

“Jam e bindur se, së bashku, nën drejtimin politik të procesit të bashkëpunimit në Europën Juglindore dhe mbështetjen e Bashkimit Europian, duke përfshirë median, shoqërinë civile, së bashku do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje të mençura, që nxisin e mbështesin dialogun me të gjitha grupet në shoqëri.” ka thëne zonja Bregu

Kandidimi i zonjës Bregu u mbështet nga qeveria shqiptare. Majlinda Bregu, përveç mandatit si deputete e Partisë Demokratike, ka qenë edhe ministre e Integrimit në qeverinë e kryeministrit Berisha.

 

SHPËRNDAJE