Pas shkrimit të medieve se trupat amerikane të KFOR-it do të vendosen në veri të Kosovës, ka reaguar KFOR-i të mërkurën nëpërmjet një komunikate për media. Zëdhënës i KFOR-it, Hans-Dieter Wichter ka bërë të ditur se një transferim i tillë i përgjegjësisë apo autoritetit të planifikuar nuk është bërë. “Grupi i ardhshëm Shumëkombësh Luftarak-Lindje, i udhëhequr nga amerikanët, i cili përbëhet nga më shumë se dhjetë kombe, nuk ka zonë të caktuar të përgjegjësive, mirëpo mund të zbarkojë gjithkah në Kosovë në korrespondencë me nevojat operacionale dhe nën komandën e komandantit të KFOR-it, gjeneral-majorit Erhard Buehler. Ai vendosë kush do të operojë në veri apo në rajonet tjera në Kosovë”. Sa i përket nevojave operacionale, sipas zëdhënësit Wichter, duhet të merret parasysh se në kampin e Novosellës, në veri të Kosovës, në të ardhmen një kompani franceze, një marokene dhe një gjermane gjithashtu do të zbarkojnë për operacione në rajonin verior nëse do të jetë e nevojshme.

SHPËRNDAJE