Skuadra e Malishevës e cila si senzacion i sezonit të kaluar fitoi të drejtën për të marrë pjesë në SuperLigën e Kosovës gjatë stinorit të ardhshëm, nga shumëkush u cilësua si sukses “aksidental” dhe se nuk mund të arrijnë më shumë se kaq, por, ndryshe mendojnë ata që derdhin djersë e pare në këtë klub, ndryshe mendon drejtori i klubit Kastriot Kafexholli, por edhe pronari i klubit Driton Morina.

I pyetur nga “Presheva Jonë” gjatë vizitës atje se sa ka qenë e vështirë të arrihet suksesi juaj, biznesmeni Morina ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë, por, i gjithë mundi e sakrifica jonë së bashku shkon për tifozët e Malishevës të cilët tash e tutje do ta kenë krenarinë e tyre të qytetit në majat e futbollit të vendit.
“Sigurisht se ska qenë e lehtë, në një vit pandemie ta ngrisësh një skuadër nga liga e parë në SuperLigë nuk ka qenë e thjeshtë për neve si investitorë, por as për trainerin, drejtusit por as për djemt në fushë. Megjithë sakrificat që kemi bërë ne, unë e falemnderoj edhe Federatën e Futbollit të Kosovës me në krye z. Agim Ademi i cili e ka kry me përpikmëri detyrën e cila i takon një presidenti serioz, aq sa ia kanë lejuar mundësitë ka ndarë mjete për klubin e që sigurishtë se kanë ndikuar në performancën tonë në vazhdën e zhvillimit. Jemi optimist, ju e dini sivjet e kemi edhe një trainer me renome siq është z. Arsim Thaqi i cili garanton përkushtim në punë dhe sukses. Ne absolutisht nuk do të jemi klub i matematikave, me ne askush nuk mundet me bë llogaritje e manipulime, le ta dijnë të gjithë, do të jemi kandidati më serioz për ta quar trofeun e SuperLigës, të gjithë ata që janë skeptik, iu them le të kenë durim”, është shprehur z. Morina.
Në anën tjetër, drejtori sportiv z. Kafexholli gjithashtu ka folur për punën që po bëhet ku tashmë kanë filluar stërvitjet.
“Po shiko, ju e dini jemi për herë të parë në SuperLigë dhe këtu tek në është një entuziazëm i shtuar, tashmë kemi filluar fazën e parë të përgatitjeve, janë grumbulluar futbollistët, janë disa të tjerë që janë ofruar e po monitorohen drejtëpërdrejt nga traineri, e që së shpejti do të jemi më të definuar në ekip. Presim që djemt të djersiten në fushë në sezonin që po na pret, nuk jemi rastësisht këtu, do ta dëshmojmë këtë, do t’i bëjmë krenarë qytetarët tanë dhe të gjithë ata që kanë besim tek ne”, tha Kafexholli.
Në anën tjetër, Armend Thaci, zyrtarë i lartë në klub tha se nuk ka qenë aspekt e lehtë rruga të cilën e kemi bërë nga të qeni në jnë pozitë aspak të mirë në ligën e parë deri tek kalimi në SuperLigë, me plot meritë.


“Nuk ka qenë aspak e lehtë rruga jonë deri këtu, por duhet cekur e ricekur, prej momentit kur klubi ka kaluar në duart e pronarit të ri, tek z. Driton Morina dhe kompania e derivateve “Patroni, këtu tek ne ka ndodhur një revolucion, kemi një realitet krejtësisht të ri. Kemi arritur që të sjellim futbollist kualitativ, kemi trainer të ri por edhe kemi arritur të kemi një bashkërendim të punëve edhe tek stafi. Dikush mendon se arritja jonë është aksidentale, por unë ju siguroj se nuk është ashtu, deri këtu jemi si rezultat i një pune shumë të madhe nga të gjithë, si nga traineri, nga futbollistët dhe të gjithë së bashku që kemi sjellë një klime e mentalitet fitues”, është shprehur Thaci.

SHPËRNDAJE