Skuadra e futbollit nga Klina, KF Dukagjini gjatë ditës së sotme, me anë të një postimi të tyre në facebook kanë njoftuar se po kryejnë procesin e vaksinimit të futbollistëve si dhe stafit të ekipit kur jemi pak ditë para fillimit të sezonit të ri.
Në postimin e tyre në rrjetin social, nga KF Dukagjini kanë thënë se për cdo sukses, shëndeti është thelbësorë, duke inkurajuar edhe të tjerët nga fusha e tyre, pra nga sporti që të vazhdojnë ta bëjnë të njejtën gjë.


Në anën tjetër, kemi parë së fundi edhe thirrje nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës që të gjithë, pa përjashtim, të kryejn obligimin human e njerëzorë, pra vaksinimin, në mënyrë që të ruajnë jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe të gjithë qytetarëve të vendit.
#VAKSINOHU #FFK

SHPËRNDAJE