Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit në orën 15:00, për të diskutuar rreth mbajtjes së seancës plenare për shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Kështu u bë e ditur nga një njoftim i Kuvendit të Kosovës.

“Vendi: Salla  C-301, ora 15:00.  Kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për mbajtjen e Seancës plenare për shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e tyre.

SHPËRNDAJE