Kryetari i Aleancës Shqiptare në Maqedoni,  Ziadin Sela , ka thënë në një deklarate në rtv21 të Maqedonisë, se nëse maqedonasit nuk pranojnë ta votojnë ligjin që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni, atëherë shqiptarët do krijojnë parlamentin e tyre.

 

“Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët”, tha Sela në rtv21 të Maqedonisë.

 

SHPËRNDAJE