fb_img_1481138997500

 

Super Azdren Llullaku. Shqiptari është i pandalshëm në kampionatin rumun dhe për të nuk kanë të ndalur as vlerësimet dhe stimujt personalë. Një javë më parë, shqiptari u vlerësua me titullin e lojtarit “surprizë” për këtë vit, duke parë ecurinë e suksesshme që kishte bërë me Gaz Metan gjatë këtij viti. Dje, në përditësimin e renditjes së UEFA-s për fituesin e “Këpucës së Artë” të sezonit 2016- 2017, shqiptari është ngjitur në fron.

 

Ndonëse nuk është pjesë e një kampionati elitar dhe se koeficienti për Rumaninë është vetëm 1.5 dhe jo maksimal 2, shqiptari ka shënuar mjaftueshëm sa për të pasur 24 pikë. Aq sa e kanë bërë që të ngjitet në vendin e tretë në renditjen aktuale të golashënuesve në ligat europiane.

 

Falë dopietës së shënuar përballë Dinamos së Bukureshtit, shqiptari ka arritur në kuotën e 16 golave dhe duke u shumëzuar me koeficientin 1.5, ai grumbullon 24 pikë. Më shumë sesa Llullaku, ka vetëm Aubamejang dhe Kabaev. Futbollisti i Dortmundit ka shënuar 15 gola dhe duke u shumëzuar me koeficientin 2, kuota e tij e pikëve shkon në 30.

 

Kjo e bën atë të kryesojë listën e golashënuesve në garën për “Këpucën e Artë”. I dyti në renditje është Evgjeni Kabaev, i cili, me 25 golat e shënuar që shumëzohen me koeficientin 1, shkon në kuotën e 25 pikëve. I treti është shqiptari.

fb_img_1481139001992

SHPËRNDAJE