E kujt nuk i ka ndodhur që të ketë pirë shumë dhe mes të vjellave dhe dhembjes së kokës të ketë pasur nevojë për kurat apo ilaçet mbrapa dehjes? Ndonjëherë, në festat ku bisedat dhe të qeshurat nuk mungojnë, nga një gotë alkool kalohet në tjetrën dhe pa e kuptuar fare keni pirë shumë…

Këtë gjë e kuptoni të nesërmen në mëngjes, kur zgjoheni dhe kur kërkoni ndonjë gjë për të qetësuar dhembjen e tmerrshme të kokës dhe ndjesinë e përzierjes. Më poshtë keni të renditura disa këshilla, si të përballoni gjendjen e ditës pasardhëse, ku dominon dhimbja e kokës. Këto janë gjërat që duhet të konsumoni për të shpëtuar nga ajo dhimbje e tmerrshme që ju shkakton konsumi i tepërt i pijes.

1. Ujë

Ai është shumë i rëndësishëm, pasi ju jeni dehidratuar dhe uji ndihmon. Do jua largojë dhimbjen e kokës!

2. Përgatisni limonatë

Limonata, ndihmon në gjendjen që ju ndodheni. Shtrydhni një limon në një gotë me ujë dhe më pas pijeni.

3. Banane

Nëse konsumoni banane, gjendja pas pijes do jetë më e mirë. Mesa duket banania ndihmon në përmirësimin e dhimbjes së kokës, pas pijes së alkoolit.

4. Mjalti

Një nga gjërat duhet të konsumoni patjetër kur jeni në këtë gjendje, është super ushqimi: mjalti. Mundohuni ta konsumoni nëse keni dhimbje koke, pas pijes.

Metoda nga bota kundër efekteve të pasdehjes

Në Kinë pinë çaj jeshil, ndërsa në Rumani dhe Turqi specialiteti i tyre pasi janë dehur është kukureci në supë me hudhër dhe pana​​. Koreanët preferojnë supë me mish, ndryshe nga japonezët që zgjedhin qepë të papërpunuar dhe turshi të marinuara. Është e qartë që çdo vend i botës ka mënyra të ndryshme të kurimit pas dehjes.

E rëndësishme është të qëndroni të vetëdijshëm në faktin që e vetmja zgjidhje për të hequr dhembjen e kokës, përzierjen dhe atë erën e keqe të alkoolit në mëngjes, është që të mos pini shumë alkool nëse nuk doni që të vuani më pas. Por nëse ju kap euforia e momentit apo e festimit, përpiquni të paktën të zgjidhni kurat e duhura pas dehjes.

SHPËRNDAJE