Résultat de recherche d'images pour "proteste paris"

Qytetarët e Francës po protestojnë kundër vendimit të Presidentit Emanuel Macron që rriti çmimin e naftës. . Protesta në Paris të Francës kundër çmimit të naftës ka eskaluar. Gjendja në kryeqytetin francez është alarmante, ku nëpër rrugë është bërë rrëmujë nga demonstruesit.

Ndryshe gjatë protestave janë arrestuar me shumë se 378 persona, ndërsa 133 janë lënduar, në mesin e tyre edhe zyrtarë policor.

Vetura të rrotulluara, të djegura shihen ngado nëpër rrugë. Në disa video të cilat janë live nga Parisi, mund të shihni veturat e rrotulluara nëpër rrugë dhe tollovinë që është krijuar atje.

 

Parisi zyrtar po konsideron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të parandalojë përsëritjen e një nga çrregullimeve më të mëdha në 10 vjetët e fundit. Kaos ne France Parisi mner flakë, po kallet. Shpipja po digjet, plaka po krihet. Macron po ka kohe te merret me Vucicin-Thacin për coptimin e Kosovës, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Zëdhënësi i qeverisë franceze Benjamin Griveaux deklaroi sot se kanë bërë thirrje që demonstruesit të vijnë në tryezën e negociatave, transmeton Reuters.

Një grup i të rinjve të maskuar, disa prej të cilëve kishin shufra metalike, bënë të shtunën një rrëmujë në rrugët e Parisit, duke djegur dhjetëra makina dhe barrikada.

“Duhet të shqyrtojmë masat që do të ndërmerren për të shmangur këto incidente,” tha Griveaux për Radio Europe 1.

 

 

I pyetur nëse do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme, ai tha se autoritetet po konsiderojnë të gjitha mundësitë në një takim që do të mbahet sot.

Në protestën e djeshme, të paktën 224 persona u arrestuan në Paris, kryesisht në afërsi të fushës Elise.

Protestuesit kërkojnë uljen e çmimeve të karburantit, të cilat kohët e fundit shënuan ngritjeImage associée

SHPËRNDAJE