Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kishte një mëngjes pune me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen. Kancerja gjermae Merkel e pret kryemnsitri kosovar Haradinaj si burrështetas me ceremoni ushtarake, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke thënë se pozicioni i Kosovës pas këtij takimi është shumë më i fortë.

Ai ka treguar se Kosova është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut, ndërkohë ka treguar se me Merkelin ka diskutuar për temën e taksës, por thotë që nuk i është kërkuar heqja dhe se ai vendim do të mbetet.

“E drejta jonë me lëvizë lirshëm. Po ashtu edhe dialogu Kosovë-Serbi. Ajo që mund ta them. Jemi seriozisht të interesuar për dialog. Taksa nuk heqet. Nuk është kërkuar heqja. Është biseduar për të në kontekstin e dialogut, por ajo nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kërkesa e tij e hapur në Berlin, ka qenë që kanclearja gjermane, Angela Merkel, ta ketë në agjendë Kosovën

“Kosova e meriton rrugën euroatlantike. Koha i është dhënë Kosovës sot, e dëshmon që agjenda e Kosovës ka zënë vend. Është një respekt i Gjermanisë dhe kancelares për Kosovën. Proceset janë në një nivel më të mirë, se sa para këtij takimi. Kosova është në një pozicion më të fortë, se sa para një ore. Unë e kam falënderuar pozicionin e Gjermanisë, sepse e kanë kryer punën e vetë ( për liberalizimin e vizave)”, ka shtuar Haradinaj.

Sa i përket vizave, ai thotë se duhet lobuar që të futet në agjendë, sepse votimin në Këshill të Evropës nuk e sheh si problematik.

“Duhet të punojmë në lobim, që çështja e vizave të futet në agjendë.  Kancelarja ishte e interesuar për vazhdimin e dialogut, dhe kornizimin e dialogut. Në kontekst të kësaj, është diskutuar edhe pezullimi i taksës, por nuk ka një epilog me këtë çështje”, potencon Haradinaj.

Sa i përket takimit të Parisit, Haradinaj thotë se atje do të shkojnë për njohjen, pasi vetëm kjo çështje është mund të diskutohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në Paris do të kemi kërkesë për një marrëveshje për njohje reciproke. Ekziston një diskutim i tillë, herë pas herë rikthehet. Por agjenda e Kosova duhet të mbetet. Njohja e Kosovës nga Serbia, dhe nga pesë vendet e BE-së. Si Kosovë, ajo që ka mbet pa u zgjidh është vetëm cështja e njohjes”, ka thënë ndër të tjera ai.

***

Kryeministri Haradinaj ka thënë se ka përfunduar takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Haradinaj ka falënderuar Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues.

Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar.

Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka njoftuar shefi i qeverisë së Kosovës.

 

“Kam shprehur qëndrimin se Kosova është pro dialogut për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues. Ritheksova se qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzojnë lëvizje të lirë për shkak të regjimit të vizave dhe me të drejtë presin që Gjermania t’i japë këtij procesi epilog pozitiv. Roli i shtetit gjerman ka qenë dhe mbetet i fuqishëm për konsolidimin e brendshëm e të jashtëm të shtetit tonë dhe aktualisht jemi në pikën kulmore të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë”, ka shkruar ai.

Haradinaj nis takimet në Berlin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot po qëndron për vizitë në Berlin, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Haradinaj tashmë ka nisur takimet që do të zhvillojë gjatë ditës së sotme.

Sipas agjendës, kryeministri fillimisht do të zhvillojë takim me grupin parlamentar për Evropën Juglindore, përfshirë edhe deputet të grupeve tjera parlamentare në Bundestag.

Pas kësaj, rreth orës 11:00, Haradinaj do të zhvillojë takim pune me kancelaren Angela Merkel. Kryeministri do të marrë pjesë edhe në konferencën “Takimet ndërkombëtare”.

Ndërkaq nesër, kryeministri do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin. Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake.

Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Më poshtë agjenda e plotë:

E Enjte, 06 Qershor 2019

08:30-09:30

Takim ne Grupin Parlamentar për Evropën Juglindore te Bundestagut

Josip Juratovic SPD

Friedrich Ostendorff – Grune

Nezahat Baradari SPD

Përfshirë deputete te tjerë pjese e grupeve parlamentare ne Bundestag;

Jakob-Kaiser Haus

Dorotheenstr. 101

10117 Berlin

———————————

11:00-12:00

Takim pune me Dr. Angela Merkel

Kancelare e Republikës Federale te Gjermanisë

———————————

16:45-18:00

Pjesëmarrja ne Hapjen e  Konferencës “Takimet Ndërkombëtare“

————————————

20:00

Darke e Konferencës

Pjesëmarrje aktive me fjalim te Kryeministrit Haradinaj

————————————

E Premte, 07 qershor 2019

07:30 – 09:20

Pjesëmarrje ne Lutjet e Mëngjesit

————————————-

09:00 – 10:00

Takim me deputetet e CDU

⁃       Peter Beyer

⁃       Christian Schmidt

⁃       Dr. Johann Wadephul

Bundestag.

SHPËRNDAJE