(AIK-Presheva-Jone)

Sot fondacioni “Real Madrid” ka prezantuar para stadiumit “Santiago Bernabeu” projektin “asnjë fëmijë pa dhuratë”.

Në këtë fushatë të ndërrmar nga kryesuesit e klubit madrilène me rasit e festave të fundvitit për të krishterët,janë shpërndarë mbi 5 mijë dhurata fëmijëve që sado pak të kujtojnë dhe të gëzojnë këto ditë të këtij fundviti.

Prezentë në ndarjen e këtyre dhuratave ishin edhe dy futbollistët e real madridit Ricardo Kaka’ si dhe I riu Pedro Leon të cilët u ndan të kënaqur me prezencën dhe kontributin e tyre në këtë fushatë.

Gazetarët me këtë rast shfrytëzuan mundësin që të interesohen për të ardhmen e Rikit I cili u shpreh “Unë po ndihem mirë,pas vizitës time në Brazil tani jam kthyer dhe nëse gjithëqka do të shkoj ashtu siq janë planet une me siguri do të jem në fushë në janar. Le të shpresojmë që kështu të ndodhë”ka përfunduar Leite.

SHPËRNDAJE