Preshevë, 3 maj  -Siq kemi raportuar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, sot dhe neser gjendet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku do të takohet me perfaqesuesit e pushtetit lokal si dhe kryetarët e tri komunave.  Mesohet se Stankovic do te takoj te gjithe lideret shqiptare dhe serbe te Lugines edhe ate ndaras, por jo edhe kryetarin e KKSH-së Jonuz Mulsiu, i cili sot eshte i zenë ne takime ne qeverine e Kosovës, n jofotn agjencia e lajmeve “Persheva jonë”

Lidhur me viziten e Zoran Stankovic ne Luginene Preshevës z.Musliu për “Presheva Jonë” ka thëne në Prishtinë se “ka boll atje kush te takon me qeveritaret serbë. Jemi lödhur me kopallat e Beogradit. Nga ta ska gje vetëm fjalë e premtime. Ndryshe Lguina e Preshevës nuk do të ishte ne kete hall ku gjendet sot, vendi diskriminuar dhe i varfur në Evropë. ”

Ndryshe, kryetari i KKSH-së Jonuz Mulsiu sot ne Prishunë eshte takuar  me  Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës, veçanërisht rreth implementimit të mëtutjeshëm të memorandumit që MKRS-ja ka nënshkruar me KKSH-në, njfton “Presheva Jonë”

Në këtë takim u bisedua për aktivitete konkrete që institucionet e kulturës së Kosovës do të realizojnë në Luginë të Preshevës, siç janë performimi i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, bashkëpunimi në fushën e librit, shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Luginë, përkrahja në fushën e rinisë dhe të sportit.

Kryetari i KKSH-së, Januz Musliu, e çmoi ndihmën që i është dhënë Luginës së Preshevës për pasurimin e fondit të librave në dy bibliotekave publike, ndihmën për ekspozitën etnografike dhe aktivitet e tjera në fushën e kulturës

SHPËRNDAJE