Nga Mr. Kosovare MURSELI

Në kete rast rëndesi te veqant duhet tu kushtohet formave speciale te shtypjes së femrave në Kosovë.

Në shoqerine e këtushme femrat janë të prekura përgjithësisht më shpesh se meshkujt nga papunësia, dhuna familjare dhe poshëtrimi e shfytezitmi seksual. Në rast se femrat nuk do të kenë te drejta te barabarta dhe nuk do të kuptohen si pjesë e shoqerise ne zhvillimet sociale, atëhere nuk do te ketë as ndryshim vendimtar te rrethanave dhe perspektives se vendit tone  emos te flasim me per integrime.

Në Prishtine ne disa Bar-Cafe hijërënda qe vizitohen prej nderkombtarëve, aty ku shkojnë femra te pispillosura që lene gojëhapur ndërkombtaret. Ne realitet këto femra s’janë tjetër vecse prosituta, por ky prostutucion gjithsesi nuk është lakuriq dhe i sinqert si rastet e njohura për kete dukuri.. Zonjat fillimisht pranojnë të ftohen për të ngrënë ne resaturante e hotele luksoze dhe vetem me pas të qohen drejt krevatit.

Por esenca është se ato zonjusha, madje edhe zonja e kan hallin se si të shpëtojnë nga kthetrrat e mjerimit social. Per një pasaportë evropiane, mundësi udhëtimi dhe përfitimi, keto femra shëndrrohen në prosituta te impnuara “ilegale” dhe u varen në qafë zengjirëve. Nese ka nga Kosova eksodd, nuk duhet te harrojme se ka edhe eksod femrash disa per t ju shmangur prostitucionit e disa per t’u futen ne prostitucion jashte?!… e halli me femrat e ndershme, ato duhet te mbeten ne shtepi qofte me diploma nje apo dy, tri e me shume..sepse “fatkeqesisht” per patronet, ato nuk duan t’ju shtrihe ne krevat. Me nje fjale sot ne Kosovë po behet nje jete e pa jete, ne fakt një realitetet mizor, social e politik dhe si nje “fabrike” qe po prodhon emigrantë dhe prostituta.

JO pa shkak para disa vitesh neper gazeta kosovare u shpall se shefi i atehereshm i misonit te OKB-së gjermani Steiner, kishte deklaruar “ne Kosovë gjenden femrat me të bukura në të gjithe boten”, kompliment ky që në menyr indirekte me pare mund te quhej aludim cinik për përpjekjet e dëshpruara të femrave per të ikur nga realiteti i eger i jetës.


Njeriu është produkt i raporteve shoqërore , këto të fundit duhet të ndryshohen rrënjësish..

SHPËRNDAJE