Preshevë, 2 shkurt -Diplomati serb ish-drejtues i Asamblesë së përgjithshme të OKB-së Vuk Jeremic ka akuzuar Prishtinën dhe Beogradin se  po prodhon situata artificiale duke bërë fushatë në prag të zgjedhjeve në Serbi dhe Kosovë me qellim të zgjatje se tyre në pushtet, transmeton “Presheva Jonë”

 

Jeremic zbulon: Vuçiq dhe Thaçi aranzhuan tensionimin artificial të situatës për fushatë dhe pushtet

Sipas diplomati serb “rritja e tensioneve në Kosovës bëhet nga Hashim Thaçi ne bashkëpunim me Aleksandar Vuçiq, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Serbi dhe Kosovë..”

Jeremic, i cili është edhe kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (CIRSD), vuri në dukje se “një sjellje e tillë është e njohur tashmë në këtë fushë, sepse Vuçiq dhe Thaçi sillen sikur dikur Slobodan Milosevic dhe Franjo Tugjman, kur ata duan për të konsoliduar pushtetin e tyre..”.

Duket se edhe treni laraman dhe provokues ishte produkt i Thaçit dhe Vuçiqit për poena politik.

“Thaçi dhe Vuçiq sot duan të konsoliduar pushtetin e tyre përgjatë 10 viteve të ardhshme. Kjo është e qartë se në Bruksel u pajtuan të bisedojnë me dyer të mbyllura. Por, shtrohet pyetja se vërtetë çfarë ata biseduan?… Kur ata të kthehen flasin gjoja për një takim të rëndë dhe me mjaft vështirësi. Kurse kryeministri ynë merr helikopterin dhe fluturon drejt Rashkës dhe bën thirrje për konsultime me Veriun..”

“Kur ju keni një këshilltarë të tilla si Tony Blair, duhet të pyes veten pse kryeministri i një vendi të vendos  shkon në Amerikë një muaj para fitores së Donald Trump,  përfshirë në mënyrë aktive në fushatën e Hillari Klinton ” tha Jeremic

 

SHPËRNDAJE