Bujanoc, 2 shkurt  -Situata aktuale ne Lugine dhe reflektimi i krizes mes Serbisë dhe Kosovë tek shqiptaret ne Serbi, nderkombëtaret kanë intensifikuar aktivtetet e tyre diplomatike rreth Luginës së Preshevës qoftë me vizita apo me dekelarata për paqe dhe stabilitet përballe fjalorit agresiv mes palëve në rajon.
Pas nje takimim dite me pare nga diplomat amerikan me perfaqesuesit e Lugines se Preshevës , sot ambasadori britanik Denis Keefe ka zhvilluar nje takim me kryetarin e Bujancit Shaip Kamberin dhe ate te Preshevës Shqiprim Arifin.
Temë bisede me sot ne Beograd me  ambasadorin Keefe kishin situaten aktuale në Luginë pas krizes mes Kosovës dhe Serbisë si diskriminimi i shqiptareve ne Lugine, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
.
Arifi dhe Kamberi shprehu kënaqësinë për takimin me ambasadorin britanik por jo kenqesi edhe per situatën aktual ne rajon. Kryetari i komunës së Bujanocit ka bërë të ditur se “politikanët lokalë vazhdojnë të punojnë shumë më të ngushtë me përfaqësuesit dhe misionit e ambasadave dhe nderkombëtare ne vend..”

“Njoftova ambasadorin britanik mbi situten aktula ne Bujanoc dhe me gjerë dhe vlerësova ne pranine domosdoshme te ambasadorëve në Luginë dhe se Bujancoa dhe Presheva ka nevoje per vizita sistematike dhe nje perqëdrim me te madh të përfaqesuesve të bashkësisë ndërkombëtar në Luginën e Preshevës e cila do t’i kontribunte situates stabile ne rajon..” ka thënë z.Kamberi pas takimin për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”.

Ngjajshem eshte shrephur edhe Arifi. Sipas liderëve nga Lugina e Preshevës “vullneti politik për bashkëpunim më të ngusht me përfaqësuesit e ambasadave mike të akredituara në vend është i pakontestueshëm.”

SHPËRNDAJE