Në filminin med te ri te titulluar “Zvicra” realizuar nga regjisori Fisnik Maxhuni (Neuchatel) tregon se si modelet e të menduarit në komunitetet e diasporës përsëriten pa pushim: ‘A jam shqiptar apo zviceran? A mund të jem të dy? Në kërkimin e tij për identitet, Maxhuni ka vendosur ta dokumentojë këtë luftë të brendshme në film.

Dokumentari i regjisorit tone Fisnik Maxhuni ishte në DokuFest të këtij viti në një shfaqje të veçantë të “Zvicra”, që u pasua nga një diskutim me audiencën. Fisnik Maxhuni dhe Benoît Goncerut, prezentuan filmin e tyre të fundit me titull “Zvicra” qe ka bere buje tek dashamirët e filmit dhe në mediat zvicerane, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicër.

 

Duke pasur dy ‘origjina’ të kombësisë mund të jetë një dhuratë por gjithashtu një barrë

Kur flasim për Kosovën, nuk mund të shmangim komunitetin masiv të diasporës që jeton jashtë shtetit. Kosovarët janë të shpërndarë. Me shqiptaret, komunitetin me te madh nga te huajt, Zvicra ka qenë gjithmonë një vend i një kërkimi të dyfishtë: së pari, si evoluon ADN-ja e vendit ndërsa vazhdimisht e ripërcakton veten? Së dyti, si e bëjnë këta të huaj artikulimin e kërkimit të tyre për identitetin në mes të pasigurisë dhe nevojës së vazhdueshme për të përcaktuar “veten” në terma të prekshëm? “Zvicra” (që nënkupton “Zvicrën” në shqip) nxjerr në pah kompleksitetin e identiteteve të humbura dhe të rizbuluara në Zvicër, një vend që është i destinuar të përshtatet me ardhjen gjithnjë e më të madhe të popullsisë. Filmi trajton pyetjen përmes 7 personave shqiptarë, komuniteti i të cilëve është një nga më të rëndësishmit në vend, ka raprtuar TV Zvceran (TSR) dhe gazeat tjera te ketij vendi, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

I lindur më 1989 në Kosovë, Maxhuni mbeti pa shtetësi deri në vitin 2005, kur më në fund mori shtetësinë zvicerane. Si një fëmijë emigrant, ai ndjenë se i është dashur të punojë dhjetë herë më shumë për të arritur në botë, por që atëherë ka përfunduar studimet në Gjenevë dhe Londër, ka shërbyer si asistent diplomatik në ambasadën zvicerane në Tokio, si dhe ka kaluar kohë në Indonezi dhe Bolivi.

 

Switzerland, 2018, Documentary, 66 min.
Written and directed by: Fisnik Maxhuni & Benoît Goncerut
Original version: French, Albanian, German (english subtitles), colour, DCP, 70 min.
Production: Visceral Films, Cause
With the support of the RTS Switzerland, Geneva.

SHPËRNDAJE