Ragmi Mustafa është zgjedhur kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas rezultateve preliminare, të cilat i ka publikuar Komisioni Zgjedhor i Serbisë, Mustafa,  ka mposhtur kandidatët e partive të tjera me 32.69% të votave, duke siguruar 6 ulëse në Këshill. Rreth 36 mijë votues shqiptarë, në 55 vendvotime të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, patën rastin të votojnë kandidatët e tyre për Asamblenë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kandidati i dytë, Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim, ka marrë 26.73% të votave dhe ka sigurar 4 vende, ndërsa i treti ka dalë të jetë ai i Partisë Demokratike, Sali Salihu me 15.63% që ka siguruar dy vende në Këshillin Nacional.

Partia Demokratike Shqiptare me kandidatin, Enver Mehmeti  është radhitur e katërta në këto zgjedhje me 12.35% të votave që po ashtu ka siguruar dy ulëse

 

 

Megjithatë për të drejtuar këtë Këshill, PVD duhet të bëjë koalicion me një parti pasi nuk i ka votat e duhura për ta drejtuar e vetme këtë organ, për ç’gjë duhen 8 ulëse.

“Faldneroj qytetaret tane pèer besimin qe me kane dhene mua personalisht dhe partise ku veproj qe te drejtoj KKSH-në. Prandaj, ftoj publikisht gjitha partive të cilat janë të interesuara për koalicion. Megjithatë, ai thotë se duhet të shikohet se sa përputhen programet.” ka thëne Ragmi Mustafa për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

I pyetur nëse ka ndonjë parti që do ta favorizonte për koalicion ai tha se duhet të bashkohen të gjithë bashkë për interesin e Këshillit.

Ne vazdhim Mustafa ka pohuar se “ne jemi  të hapur për një përfshirje të të gjitha partive politike por megjithatë do të shohim gjatë bisedimeve se a do të biem dakord për programet. Po besoj që ne duhet t’i kthehemi misionit të këtij Këshilli dhe objektivave. Në këtë drejtim do të zhvillojmë bisedimet me partitë e tjera me subjketet e tjera pjesëmarrëse, që të dalim me njërëzit më të mirë të mundshëm”.

Këto zgjedhje ishin monitoruar nga përfaqësues të disa ambasadave të shteteve të Bashkimit Evropian të akredituara në Beograd, përfshirë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Republikës së Shqipërisë.

SHPËRNDAJE