Gjatë ditë së sotme, një portal vendor ka publikuar një shkrim përplot baltosje mbi FFK-në dhe punën e sajë, e një shkrim të tillë, komentatori i njohur kosovarë i futbollit z. Andin Lokaj e ka quajtur së pari si një shkrim i një portali jo kredibil, e pastaj ka ngjallë dyshime të bazuara se këto janë sulme që rëndom bëhen në prag zgjedhjesh, sic janë këto brenda FFK-së që pritet të mbahen gjatë kësja vere.

Lokaj, ata që fshihen pas këtyre intrigave i ka quajtur “dhompira”, pasi që sipas tij, nëse do të kishte dicka të vërtetë rreth asaj që thuhet, të menjëhershme do të mund të ishin reagimet e emrave që përmenden në atë tekst.

Do kujtuar se në popull, emri “Dhompir” zakonisht është apostrofuar për dicka të frikshme, ose dicka që ka për qëllim frikësimin, e që pritet të shihet se a mund të frikësohet FFK-ja dhe futbolli kosovarë me fabrikime të ulta e shpifje për të cilat dikush duhet të japë llogari.

SHPËRNDAJE