Bildergebnis für ekzodi kosovaPrishtinë, 21 janar (Albana Ferati) -Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve,A kademik Prof. Jahja Lluka përmes një letre, iu ka drejtuar Presidentit të Kosovës  Hashim Thaçi me një propozim për krijimin e Këshillit Kombëtar Kundër Shpërnguljes. Kjo shoqatë e cila ka një përvojë pune gati kater decenie ka një plan konkret kundër ikjes së qytetareve nga Republika e Kosovës, njfotn agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në një prononcimpër medie ,Akademik Prof.Jahja  Lluka tha se duhet të krijohet ky Këshill, ku pjesëmarrës do të ishte edhe shoqëria civile, pasi ikja e njerëzve është alarmuese.

“Ne plan konkret kemi, mirëpo plani konkret duhet të bëhet nga Presidenti, meqenëse ai duhet me kriju këtë Këshill, ku duhet të marrë pjesë edhe shoqëria civile, pasi që ikja e njerëzve është alarmuese. Ky hap duhet të merret nga institucionet përmes projekteve të veçanta, për të qëndruar rinia në Kosovë”, tha  Jahja Lluka .
Në propozimin e dërguar presidentit  Hashim Thaçi, përveç shoqërisë civile, thuhet se pjesëmarrës duhet të jenë edhe ministritë e ndryshme, si ajo e Diasporës dhe e Integrimeve Evropiane.

“Krijimi apo ri-formatizimi i Qeverisë, nuk mund ta pengoj largimin e njerëzve, as ministria e Diasporës s’mund të merret me këtë çështje por duhet që ministritë, shoqëria civile ta bëj këtë, e po ashtu edhe Presidenti duhet ta kryej punën e vet si person unifikues”, u shpreh Akademik Prof.Jahja Lluka.

Ai tha se letrën e kanë dorëzuar gjatë ditës së sotme te Presidenti, por janë të gatshëm edhe të takohen me të nëse Thaçi e sheh këtë të nevojshme.

SHPËRNDAJE